Vllaznia: Duam edhe Kupën e Shqipërisë

Për dy ditë me rradhë në Tiranë këtë fundjavë do të zhvillohen finalet e Kupës së Shqipërisë në boks. Në të do të marrin pjesë boksierët më të mirë të vendit si dhe disa nga boksierët më të mirë të Kosovës. Edhe në këtë aktivitet pritet të jetë një rivalitet i fortë midis disa ekipeve dhe kryesisht mes Vllaznisë dhe Tiranës. Këto dy skuadra ishin rivalet kryesore në kampionatin e fundit që u fitua nga shkodranët dhe në përfundim të tij, pjestarë të ekipit tiranas, patën bërë jo pak zhurmë se gjoja fitorja e Vllaznisë ka qenë e pamerituar.
Vllaznia gati të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë

Duhet të zhvillohej në Shkodër por në mbledhjen e fundit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Boksit është vendosur që Kupa e Shqipërisë të zhvillohet në Tiranë në datat 8-10 dhjetor. Aktiviteti i dytë më i rëndësishmë kombëtar pas kampionatit do ketë edhe një ndryshim tjetër sepse në të nuk do marrin pjesë thjesht vetëm ekipet shqiptare por do jetë mbarëkombëtar.
Bilali e Demaj, medalje ari edhe në Kosovë

Demaj: Synoj vend të parë edhe në kupën “Adem Jashari”

Ekipi kombëtar i boksit teste mjekësore në “IMC”

Boksierët gati për pjesmarrjen në kupën “Adem Jashari”

Tom Doshi, president i ri i Federatës Shqiptare të Boksit?

Kristian Demaj: Medalja e artë në “Gongun e Artë”, sukses I madh

Për boksierin e Vllaznisë dhe të ekipit tonë kombëtar Kristian Demaj, suksesi që ekipi jonë kombëtar arriti në “Gongun e Artë” turneun e rëndësishëm që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë pak ditë më parë, është për t’u veçuar. “Kemi marrë pjesë me 4 boksierë, nga të cilët u siguruan dy medalje të arta e një e argjendtë, ky është një sukses I madh për boksin shqiptar sepse pjesmarrës në këtë aktivitet ishin 14 shtete”-ka thënë ai për www.shkodraport.com.
Bilali, Sina e Demaj, finalistë në “Gongun e Artë”

Tre boksierët e kombtëtares shqiptare të boksit, Asmer Bilali, Serxhio Sina e Kristian Demaj, kanë mundësinë të fitojnë vendet e para dhe medaljet e arta në turneun që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë dhe që emërtohet "Gongu i Artë".
Lajmi i fundit: Asmer Bilali e Kristian Demaj, medalje të arta në “Gongun e...

Dy boksierët shkodranë, Asmer Bilali dhe Kristian Demaj i kanë sfiduar të gjithë kundërshtarët në peshat e tyre dhe kanë zënë vendet e para duke marrë edhe medaljet e arta në "Gongun e Artë". Ndeshjet finale të këtij aktiviteti të rëndësishëm që u zhvillua për tre ditë me rradhë në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup në këtë mënyrë janë konkretizuar me sukses për dy boksierët e Vllaznisë.