Ada barazon 1-1 në Ersekë me Gramozin

Vetëm pak minuta nuk kanë mundur ta ruajnë dot epërsinë futbollistët e Adës. Ata shënuan të parët në ndeshjen e luajtur sot pasdite në stadiumin e qytetit të Ersekës me Gramozin vendas. Goli është shënuar në minutën e 78-të me autor Fatjon Verrin dhe kur dukej se velipojakët po shkonin drejt fitores, vendasit kanë rritur presionin dhe kanë shënuar pas një rrëmuje në zonë pikërisht në minutën e dytë shtesë të ndeshjes. Duhet përmendur fakti që Ada ka luajtur për 30 minuta në pjesën e dytë me 10 futbollistë

Puka: Shkojmë për pikë në Ersekë

Ada e Velipojës do të ketë neser transfertën e vështirë me Gramozin, takim që do të luhet në Ersekë. Velipojakët e cilësojnë këtë një ndeshje shumë të vështirë. Megjithatë në kampin e Adës besojnë se nëse skuadra përqendrohet maksimalisht dhe minimizon sa më shumë gabimet ka mundësi të marrë pikë në Ersekë. Me këtë mendim është edhe sulmuesi i Adës Edison Puka.

Tërbuni fiton në Kukës ndaj Pashtrikut 3-0

Skuadra pukjane pas barazimit në javën e kaluar me Veleçikun, sot pasdite ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Pashtrikut të Hasit me rezultatin 3-0. Goli i parë i ndeshjes ka patur për autor Fuçinë, e më pas ka shënuar edhe afrikani Udeke. Me rezultatin 2-0 është mbyllur pjesa e parë e kësaj ndeshje ndërkohë që në pjesën e dytë ka shënuar edhe koplikasi Gazmir Kurtaj dhe ndeshja është mbyllur në shifrat 3-0.

Ada gabon në shtëpi, 1-1 me Gramshin

U krijua përshtypja se Ada pas ndeshjeve të sotme do të fitonte kreun e tabelës së klasifikimit pas një fitore të mundshme ndaj Gramshit dhe deri në minutën e 80-të, kjo ide ishte mëse e realizueshme por një gol i miqve, ka prishur gjithçka. Rezultati përfundimtar i takimit të luajtur sot pasdite në Velipojë ka qenë 1-1

Ada mundet 2-0 në Pogradec dhe skualifikohet

Velipojakët kanë humbur edhe ndeshjen e dytë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë me Pogradecin duke i dhënë fund aventurës së tyre në këtë kompeticion për këtë sezon. Ata janë mundur sot në Pogradec me rezultatin 0-2.

Shkodranët e kategorisë së parë, javë “e thatë”

Ka qenë një javë e mbarë ajo e treta e kategorisë së parë për futbollistët shkodranë që luajnë me ekipet e kësaj kategorie, sa i takon aktivizimit në fushën e lojës por ndërkohë ka qenë “e thatë” sa i takon golave të shënuar. Asnjë futbollist shkodran që luan me këto ekipe, nuk ka shënuar në javën e tretë sepse Rraboshta, Galica, Dibra etj, kanë bërë “pushim”.

Ada mundet dhe heq dore nga Kupa

Ada 1-2 Pogradeci

Ada ka humbur në ndeshjen e parë të kupës, atë që ka luajtur në Velipojë ndaj pogradecit me rezultatin 1-2. Velipojakët nuk kanë patur objektiva të mëdha në këtë kompeticion dhe prandaj trajneri Samuel Nikaj ka aktivizuar disa nga lojtarët e stolit në këtë ndeshje.