Veleçiku në kategori të parë, ende asnjë lëvizje nga drejtuesit

Rikthimi pas 10 vitesh në kategorinë e parë për Veleçikun shpresohet që të mos ketë të njëjtin fat si atëherë kur skuadra nuk arriti ta mbylli dot kampionatin. Kjo ngaqë, ende nuk ka asnjë lëvizje tek kjo skuadër. Pavarësisht dëshirës së kryebashkiakut Ramadan Likaj që është njëkohësisht edhe president I skuadrës, duket se nuk do jetë e lehtë ndërtimi I një skuadër me pretendime për të mos rënë sërish nga kategoria. Së pari, duhen financat e duhura dhe ky është një problem serioz.

Ritvan Kulli: I kënaqur që mision im tek Ada u arrit

E ka marrë në pozita aspak të mira në renditje skuadrën e Adës pas javës së tetë të kampionatit megjithatë ka pasë besim se do të dalë dhe tashmë që e ka arritur objektivin me të, Ritvan Kulli ndjehet mjaft I kënaqur. I tillë është shfaqur pas ndeshjes së fundit të kampionatit, atë të luajtur me Kamzën ditën e shtunë në Velipojë. Ada ka barazuar 2-2 dhe me këtë rezultat e ka mbyllur kampionatin në vendin e tetë. Në rast fitoreje, do kishte ngjitur edhe 2-3 shkallë megjithatë sërish Kulli është I kënaqur teksa për gazetën do shprehej:

Ada fituese e Kupës “Dodë Tahiri”. Mund Vllazninë dhe Partizanin

Dështon Vllaznia, dështon edhe Partizani dhe fitues i kupës zhvilluar pasditen e sotme në nderim të ish-portierit të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare- Dodë Tahiri,...

Ada fiton 3-1 në Kuçovë dhe është shumë pranë mbijetesës

Ada ka arritur të marrë fitore shprese për mbijetesë në transfertë, teksa ka mundur Naftëtarin, skuadër kjo që rikthehej pas pezullimit gjashtëjavor në stadiumin...

Veleçiku ngjitet pas 10 vitesh sërish në kategorinë e parë

Pas plot 10 vitesh, Veleçiku i Koplikut do të jetë sërish në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ai e ka siguruar këtë gjë pikërisht sot në ndeshjen e fundit të kampionatit teksa ka mundur 3-0 Domosdovën dhe në këtë mënyrë ka ruajtur vendin e parë në Grupin e Veriut duke siguruar kështu ngjitjen një kategori më lart. Me fitoren e sotme, koplikasit janë ngjitur në kuotën e 39 pikëve pas 12 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh të pësuara dhe me një golaverazh prej 37 golash të shënuar dhe vetëm1 7 të pësuar.

Ada mund Himarën 1-0. Shtohen shanset për qëndrimin në të parën

Skuadra velipojake ka arritur një tjetër rezultat pozitiv në rrugën e saj drejt shpëtimit nga rënia prej kategorisë dhe ky objektiv tashmë duket shumë pranë arritjes. Pasditen e sotme, Ada ka mundur Himarën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive "Adriatik". Goli i shënuar nga Ervit Jacaj në minutën e 53-të të ndeshjes, ka mjaftuar që bregdetarët të marrin tre pikët dhe të sigurojnë fitoren në këtë ndeshje. Loja ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë kohës prej tyre. Madje përveç golit të shënuar, sulmuesit e tyre kanë patur edhe 5-6 mundësi të tjera për ta bërë këtë gjë.

Veleçiku nis festën para kohe por ajo është të dielën zyrtarisht

Megjithëse duhet të fitojnë edhe ndeshjen e fundit në fushën e tyre ndaj Domosdovës për të siguruar përfundimisht ngjitjen në Kategorinë e Parë, Veleçiku i Koplikut e konsideron që tani veten pjesë e një kategorie më lart. Kanë dhjetë vjet që presin dhe në sfidën e fundit nuk e mendojnë kurrsesi dështimin. Madje, presidenti i skuadrës, Ramadan Likaj, ka organizuar edhe një drekë festive me futbollistët, stafin teknik dhe tifozët, me orkestër, këngë, valle dhe pije pa fund. Në Koplik kanë festuar si të çmendur dhe të gjithë tani presin sfidën e fundit, që do të luhet këtë të diel ndaj Domosdovës, për të siguruar zyrtarisht ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Ka festë tek Ada. Ajo gëzon për titullin e tretë kampion rradhazi

Festa e filluar në stadiumin "Loro Boriçi" pasditen e djeshme shoqëruar me fitoren 4-0 në ndeshjen e fundit ndaj Dardanisë dhe më pas me ndarjen e medaljeve dhe në fund të kupës, ka vijuar mbrëmjen e së dielës me një tjetër festë. Presidenti i klubit të Adës Lazër Matija pikërisht për këtë sukses ka shtruar një banket të madh ku kanë marrë pjesë të gjithë sportistet e ekipit bashkë me familjarët e tyre, stafi drejtues por nuk ka munguar si mysafir në këtë festë edhe ekipi i Dardanisë si dhe stafi i The Door. Ka patur të ftuar të shumtë edhe nga bota e medias, të klubit Vllaznia dhe atij shumësportësh.

Ada merr një trepikësh me shumë vlera në Pogradec. Fiton 2-1

Skuadra e Adës ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera në ndeshjen e prapambetur të javës së 25-të ndaj Pogradecit teksa ka fituar 2-1. Ndeshja e luajtur në Pogradec ka shfaqur një dëshirë më të madhe të djemve velipojakë për të arritur fitoren përballë një Pogradeci tashmë të dorëzuar përfundimisht nga gara për të zënë vendin e dytë dhe për t'u ngjitur në Superligë. Trajneri Ritvan Kulli i kishte udhëzuar ashtu siç duhet futbollistët e tij për të qenë të kujdesshëm jo vetëm në manovrën mbrojtëse por për të parë edhe drejt portës vendase.

Veleçiku mund edhe Olimpikun. Kategoria e parë një hap larg

Veleçiku është shumë pranë ngjitjes në Kategorinë e Parë. Koplikasit fituan dje një sfidë shumë të rëndësishme ndaj Olimpikut me rezultatin 2- 1. Heroi i vendësve bëhet portieri Neritan Dorzaj, i cili realizoi golin e fitores me 11-metërsh. Tashmë, Veleçiku është shkëputur 4 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Olimpiku, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit. Që në fillim janë vendësit që sulmojnë dhe kërkojnë me ngulm golin. Megjithatë, do ta gjejnë vetëm në minutën e 34-t me anë të Banushit, i cili ngre peshë qindra tifozë që ndiqnin nga afër këtë sfidë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI