Ada fitorja vjen brenda 10 minutave. Vendosin Puka dhe Erkoçeviç

Skuadrës velipojake i kanë mjaftuar vetëm 10 minuta për të arritur fitore në ndeshjen e sotme ndaj Ilirisë së Fushë- Krujës. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive "Adriatik" Të Velipojës, vendasit e kanë nisur në mënyrën më të mirë ndeshjen. Në minutën e 4-të, Lini ka pasuar brenda zonës tek sulmuesi Puka që fare pranë portës e ka dërguar topin në rrjetë. 1-0 shumë shpejt, çka jep qetësinë në kampin e Adës megjithatë ata duan edhe një gol tjetër dhe në fakt ai do vinte shumë shpejt. Në minutën e 10-të Tafa depërton bukur nga e djathta, nis një top në zonë tek Erkoçeviç që e stopon mirë me gjoks dhe gjuan menjëherë fort me të djathtën duke shënuar golin e dytë.

Presidenti Pjetri: Ada duhet të fitojë patjetër nesër ndaj Ilirisë

Ndeshja e nesërme ndaj Ilirisë duhet fituar patjetër. Për Adën duket se nuk ka rrugë tjetër, me përjashtim të marrjes së tre pikëve në...

Kategoria e parë, Ada, Besëlidhja, Kamza, Elbasani etj, në ankth

Shtatë ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit do të jenë tërë ankth për disa skuadra të kategorisë së parë. Bëhet fjalë për ato të vendeve të fundit sepse për ato të kreut, thuajse gjithçka është zgjidhur me Lushnjën dhe Partizanin që janë shumë pranë ngjitjes në Superiore. Vëmendja kësisoj do jetë e përqendruar në fund. Java e 24-të mund t'i japë një dorë skuadra që kërkojnë shpëtim dhe po ashtu e kundërta, mund të "zhysë" ndonjë tjetër. Në fakt ngjeshja është e madhe. Me përjashtim të Naftëtarit të vendit të fundit me vetëm 17 pikë e që është thuajse i rënë, për tre të tjerat ka shumë dilema. Besëlidhja e Lezhës ka 22 pikë dhe këtë javë do presë në fushën e vet Tërbunin e Pukës që ka filluar "pazaret" tashmë e këtë e tregoi më së miri javën e kaluar në fushën e vet me Elbasanin.

Veleçiku nuk ndalet. Fiton 3-1 edhe në fushën e vështirë të Vorës

Një tjetër provë e vështirë kalon për Veleçikun dhe ai tashmë është gjithnjë e më pranë realizimit të  objektivit të tij për të kaluar në kategorinë e parë. Në ndeshjen e djeshme, në transfertë me Vorën, është vërtetuar më së miri karakteri luftarak i futbollistëve koplikas që në fund të 90 minutave kanë fituar me rezultatin 3-1. Në një takim tejet luftarak, miqtë e Veleçikut kanë ditur që t’u rrëmbejnë fitoren vorakëve në një sfidë mes vendit të parë dhe të tretë në klasifikim. Megjithëse Vora kishte mundësi për t’iu afruar vendit të parë, nuk e shfrytëzoi siç duhet këtë moment.

Besëlidhja, jep dorëheqjen trajneri Saimir Malko, vjen Sinan Bardhi

Në momentet jo të duhura të kampionatit, ka zhvilime tek Besëlidhja. Ndonëse skuadra ndodhet në pozita shumë të vështira në renditje, ajo tashmë ka lëvizje në pankinë. Trajneri Saimir Malko ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj skuadre dhe burime të gazetës sonë bëjnë të ditur se zëvendësuesi i tij pritet të jetë Sinan Bardhi. Presidenti Gjokë Noka në këto momente është në takim me këtë të fundit për ta bindur që ai të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në këto momente të vështira. Megjithatë situata nuk është shumë normale në këtë skuadër.

Veleçiku barazon 1-1 me Luzin. Gjyqtari Guçe protagonist i ndeshjes

Veleçiku ka barazuar në Kavajë me ekipin Luzi 2008 me rezultatin 1-1 në ndeshjen e djeshme të vlefshme për kampionatin e kategorisë së dytë. Me rezultatin e djeshëm, koplikasit kane hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt kalimit një kategori më lart. Ata kanë dominuar dje në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit. Në pjesën e parë loja ka qenë e barabartë me raste për të dy ekipet por pa shënuar dot asnjëri. Në pjesën e dytë, ka patur një tabllo tjetër ku Veleçiku administron më mirë lojën dhe në minutën e 86-të ka kaluar në avantazh.

Ada nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 në Pukë me Tërbunin

Skuadra velipojake nuk ka arritur të dalë me fitore në ndeshjen e sotme me Tërbunin, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin "Ismail Xhemali" të...

Pjetri: Jemi të zhgënjyer nga disa futbollistë të ardhur nga Vllaznia

Presidenti i Adës Alfred Pjetri ka mbetur i zhgënjyer nga disa prej futbollistëve të ardhur nga Vllaznia gjatë këtij sezoni në formë huazimi. Ai dhe pjestarët e tjerë të klubit velipojak, kanë mbetur të pakënaqur nga ajo që po tregojnë këto futbollistë në fushë. Në një prononcim për gazetën online www.shkodrasport.com ai ka thënë: "Të them të drejtën nuk e kisha menduar kurrë që nga 15 pikët e mundshme në këto 5 ndeshjet e para të fazës së dytë të merrnim vetëm 4 pikë. E them këtë nisur nga përforcimet që bëmë në merkaton e janarit duke ofruar lojtarë shumë cilësorë.

Veleçiku fiton 2-1 me Sukthin dhe ruan sërish vendin e parë

Koplikasit nuk e kanë patur shumë të lehtë të fitojnë ndeshjen e rradhës, atë që kanë luajtur pasditen e djeshme në qytetin e tyre me ekipine Sukthit. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit të kategorisë së dytë dhe është shoqëruar nga një luftë e fortë sportive. Miqtë, ndonëse ka shumë pretendime në këtë kampionat, janë mundur të mbrohen me shumë forca por në fakt nuk ia kanë dalë. Kjo sepse në minutën e 13-të, Veleçiku ka arritur të kalojë në avantazh me anë të mbrojtësit Lami.

Ada mund Elbasanin 1-0. Mjafton goli i Abaz Karakaçit

Fitore minimale por me shumë vlera ajo e Adës pasditen e sotme në fushën sportive "Adriatik" të Velipojës ndaj Elbasanit. Themi me shumë vlera sepse Ada jo vetëm e ka mundur këtë kundërshtar sot por edhe e ka lënë pas në renditje. Ajo ka përfituar edhe nga barazimi i Besëlidhjes dhe për rrjedhojë ndodhet momentalisht në vendin e 12-të të renditjes. Ndeshja e sotme ka qenë shumë e bukur. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Abaz Karakaçi në minutën e 29-të të ndeshjes por duhet thënë se epërsia e kësaj skuadre ka qenë e madhe dhe në të gjitha drejtimet.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI