Shtatë ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit do të jenë tërë ankth për disa skuadra të kategorisë së parë. Bëhet fjalë për ato të vendeve të fundit sepse për ato të kreut, thuajse gjithçka është zgjidhur me Lushnjën dhe Partizanin që janë shumë pranë ngjitjes në Superiore. Vëmendja kësisoj do jetë e përqendruar në fund. Java e 24-të mund t’i japë një dorë skuadra që kërkojnë shpëtim dhe po ashtu e kundërta, mund të “zhysë” ndonjë tjetër. Në fakt ngjeshja është e madhe. Me përjashtim të Naftëtarit të vendit të fundit me vetëm 17 pikë e që është thuajse i rënë, për tre të tjerat ka shumë dilema. Besëlidhja e Lezhës ka 22 pikë dhe këtë javë do presë në fushën e vet Tërbunin e Pukës që ka filluar “pazaret” tashmë e këtë e tregoi më së miri javën e kaluar në fushën e vet me Elbasanin. Pritet një fitore e lezhjanëve për të mbajtur ende shpresa për qëndrimin. Ada e Velipojës ka ndërkohë 24 pikë dhe këtë javë do luajë në fushën e saj me Ilirinë që duket pa pretendime në kampionat. Kamza me 25 pikë do presë Gramshin ndërsa Elbasanin me po kaq pikë, do presë Burrelin. Në kushte të tilla, këtë të shtunë pritet vetëm fitore e këtyre skuadrave. Sipër tyre në renditje, janë Butrinti dhe Dinamo me nga 28 pikë. Ata të dyja do ndeshen me njëra- tjetrën në Sarandë dhe nëse do kemi barazim mes tyre, do futen edhe ato në vallen e skuadrave që rrezikojnë. Pa përmendur atë që do humbasë. Pavarësisht se është disi më lart në renditje edhe Himara duket ende e rrezikuar megjithatë duhet pritur deri në fund. Ja kalendari i ndeshjeve të kësaj jave”
Java 24-t (6 prill)
Besëlidhja- Tërbuni
Elbasani- Burreli
Butrinti- Dinamo
Ada- Iliria
Lushnja- Pogradeci
Partizani- Mamurrasi
Kamza- Gramshi
Naftëtari- Himara.
www.shkodrasport.com