Burreli mbushet me shkodranë. Edhe stërvitjet në Shkodër

Burreli do të jetë një skuadër thuajse shkodrane. Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur t’I besojnë trajnerit Fatjon Hasani për të patur një përbërje me elementë të ri nga Shkodra dhe për këtë arsye, shumë lojtarë kanë filluar stërvitjen me këtë ekip. Pirani, Lekaj, Murati, Hotaj, Banushaj, Proda, Dushkaj etj janë për momentin në stërvitje ndërkohë që ditët e ardhshme priten edhe të tjerë. Madje bëhet e ditur se ekipi I Burrelit edhe stërvitjet do t’I zhvillojë në Shkodër.

Portieri Rexhepi dëshiron të qëndrojë tek Naftëtari

Shkodrani Fabjol Rexhepi që luajti në fazën e dytë të sezonit të kaluar luajti me shumë sukses me Naftëtarin e Kuçovës, dëshiron të jetë edhe në sezonin e ri pjesë e kësa skuadre. Portieri 20 vjeçar ka mbetur i kënaqur me trajtimin që i kanë bërë drejtuesit e kësaj skuadre dhe po ashtu, edhe këta të fundit kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij. Pikërisht këto paraqitje të tij ndihmuar që Naftëtari të fitonte të drejtën për t'u ngjitur në kategorinë e parë në fund të sezonit. Në kushte të tilla, Rexhepi dëshiron të jetë edhe në vazhdim pjesë e kësaj skuadre. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai në një prononcim të tij për gazetën online shkodrasport,com vetë portieri shkodran kur ka thënë:

Besëlidhja, faza përgatitore në Lezhë

Ende nuk janë prononcuar drejtuesit e Besëlidhjes sa i përket zhvillimit të fazës përgatitore, por me shumë gjasa ajo do të kryhet pikërisht në Lezhë. Prej më shumë se një javë skuadra lezhjane ka nisur stërvitjen nën drejtimit e teknikut të ri Sokol Meta, i cili ka sjellë edhe ai risitë e tij në drejtimin teknik. Stërvitja nën drejtimin e trajnerit të ri zgjat më shumë se orë, e cila po vazhdon çdo ditë në aneksin e stadiumit “Besëlidhja”. Për këtë skuadër, duket se ka shumë rëndësi fakti se është ruajtur 90 % e grupit të vjetshëm, çka përbën një element shumë të fortë për sezonin e ardhshëm.

Rinovon edhe Shytani për Besëlidhjen, Kaçi në pikëpyetje

Paralelisht me procesin stërvitor, ekipi i Besëlidhjes vazhdon edhe rinovimin me disa prej futbollsitëve, të cilëve u kishte mbruar kontrata me lezhjanët, që prej përfundimit të sezonit të kaluar. Njëri prej tyre është edhe mbrojtësi shkodran Arbër Shytani, i cili24 orë më parë është rikonfirmuar edhe një herë tjetër si futbollist i Besëlidhjes. Ai ka rinovuar me presidentin e këtij ekipi Gjokë Noka edhe për dy vite të tjera, për të qenë pjesë e këtij ekipi, që ka snime të qarta për të ardhmen. “Një vit më parë firmosa një kontratë një vjeçare me Besëlidhjen, duke dhënë gjithçka për këtë ekip, ndonëse edhe fati nuk deshi, që ne të jemi tani në Superligë.

Ada nis stërvitjen. 30 futbollistë para trajnerit Nikaj

Skuadra velipojake ka nisur stërvitjen. Në fillim të kësaj jave, trajnerët Samuel Nikaj dhe Etrit Nika kanë bërë apelin e parë të futbollistëve. Në seancat e kësaj jave, ajo çfarë po konstatohet është prania e mbi 30 futbollistëve në stërvitje. Shumica janë të rinj të ardhur nga Akademia e Adës dhe konkretisht nga ekipi i drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi. Po ashtu, ka të rinj edhe nga ekipet e tjera të Shkodrës por edhe futbollistë të ardhur nga Veleçiku dhe ekipe të tjera. Ndërkohë nga kontigjenti i lojtarëve që mbyllën sezonin e kaluar, kanë qenë pjesa më e madhe e lojtarëve me përjashtim të mesfushorit Murati që ka shkuar tek Burreli.

Sokol Meta, trajneri i ri i skuadrës së Besëlidhjes

Pas më shumë se një muaj pritjeje, edhe Besëlidhja, më në fund, e ka trajnerin e saj të ri për sezonin e ardhshëm. Mund të konsiderohet në një farë mënyre surprizë, por ai shtë Sokol Meta. Kur të gjithë prisnin të shihnin në pankinën e lezhjanëve ndonjë emër tjetër, mbrëmë është mësuar dhe në mënyre zyrtare emri i teknikut të ri të Besëlidhjes. Duket se presidenti Gjokë Noka ka preferuar që të zgjedhë në krye të pankinës një trajner, edhe pse jo shumë me emër, por që është punëtor, me energji të reja, kurajoz dhe me ego e ambicje për të shkuar sa më lart, qoftë me ekipin, që ai drejton, por edhe profesionalisht. Gjatë kësaj periudhe, Meta nuk ka qenë emri i vetëm që është lakuar për pankinën e lezhjanëve. Madje mund të themi se emri i tij nuk është përmendur fare, kur kemi parasysh se janë lakuar emra nga Shkodra, Lezha dhe Tirana, por jo i Sokol Metës.

Samuel Nikaj, ofertë për të qenë trajner i Apolonisë

Një lajm shumë interesant vjen nga Fieri. Drejtuesit e Apolonisë, skuadër kjo që merr pjesë edhe në sezonin e ri në Superligën shqiptare, ka kërkuar si trajner të ardhshëm shkodranin Samuel Nikaj. Lajmi konfirmohet nga burime pranë klubit fierak por ndërkohë që në njëfarë mënyrë është pohuar edhe nga vetë ai. Bëhet e ditur se Nikaj ka patur një takim me presidentin e nderit të kësaj skuadre Koço Kokëdhima teksa është biseduar gjerë e gjatë për mënyrën si do të ndërtohet skuadra dhe shumë gjëra të tjera. Madje, thuhet se gjërat kanë shkuar deri tek ana financiare e kontratës ku ende nuk është arritur akordi.

Veleçiku, asnjë lëvizje në prag të sezonit të ri

Në kampin e Veleçikut, dy muaj pas përfundimit të kampionatit të fundit, atij të sezonit 2011-12, ende nuk ka asnjë zhvillim. Lajmet e mira mungojnë nga kjo skuadër. Askush në rradhët e kësaj skuadre nuk di të të thotë se si do të jetë organizimi për sezonin e ri futbollistik. Skuadra e Veleçikut do të marrë pjesë në turin eliminator të Kupës së Shqipërisë si skuadra që zuri vendin e tretë në kategorinë e dytë, por ajo ende nuk ka filluar stërvitjen dhe nuk dihet se kur do të ndodhë kjo gjë.

Tërbuni mund Partizani 3-1. Pukjanët, kampionë të kategorisë së dytë

Tërbuni është shpallur pasditen e sotme kampion i Kategorisë së Dytë teksa kanë mundur Partizanin 3-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin "Selman Stërmasi" të Tiranës.Djemtë e terbunit kanë bërë një loje të shkëlqyer duke shënuar kështu në portën e demave të kuq 3 here . Një ndeshje e shkëlqyer dhe një fitore e merituar kundër legjendareve. Tribuna qëndrore e stadiumit “Selman Stermasi” u tejmbush edhe nga femrat një fenomen i rrallë që duhet marr si shembull edhe nga Superliga. Minutat e para të lojës kanë qenë të qeta me pak ngacmime nga të dyja portat. Në minutën e 15-të Çapja pas një kundërsulmi shënon në portën e kundërshtarit duke shtangur tifozat e Partizant dhe duke i “çuar” në qiell me gëzim ato të Tërbunit që ishin të shumtë në numër.

Flamur Hoxha: Kukësi të dielën “firmos” historinë! Ejani të festojmë!

 

Që prej tre vjetësh ka filluar të dëgjohet dhe të “kumbojë” gjithnjë e më shumë emri i Kukësit. E ky tanimë jo vetëm si një qytet me vlerat e tij ento-kulturore, por tani më së shumti për ato sportive. Pikërisht tre sezone më parë kjo skuadër, që në atë kohë ishte e “pagëzuar” me emrin “Përparimi” i Kukësit, ishte fare pak e njohur në Shqipëri. Por tani nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Ky ekip është fare pranë suksesit të tij historik: për herë të parë ta shikojë vete në Superligë; mes më të mirave të futbollit shqiptar. Por përveç atyre që “dirigjojnë” në fushën e lojës, pra futbollistët dhe stafi teknik, disi më në “hije” qëndrojnë ata të cilët bënë, që një qytet i tërë, por edhe përtej, të ndihet i lumtur dhe i gëzuar. Të ndihet njëlloj si gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë dhe të mos paragjykohet dhe të mos “persekutohet”, të paktën as nën zë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI