“Juban Danja”, në krye të skuadrës një trajnere-lojtare

0

Ndryshime të shumta tek ekipi nënkampion i Shqipërisë dhe fitues i kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave Juban Danja në prag të sezonit të ri futbollistik. Ndonëse stërvitja ende nuk ka filluar me ritmin e plotë, ajo zhvillohet rregullisht. Madje ky ekip nuk e ka ndërprerë për asnjë moment teksa ka zhvilluar edhe miqësore të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Por ndërkohë pritet që në sezonin e ri kjo skuadër të mos ketë të njëjtën përbërje si një sezon më parë. Me shumë të ngjarë disa prej futbollisteve kosovare që kanë qenë pjes ë esaj në sezonin e shkuar, nuk do jenë më në përbërje të këtij ekipi. Po ashtu edhe kapitenia e ekipit tonë kombëtar Aurora Seranaj është rikthyer tek Tirana AS. Në kushte të tilla, pritet edhe njëherë një organizim tjetër i këtij ekipi kryesisht me vajzat shkodrane.

Ada- Juban Danja tjetër përballje. Këtë herë për Superkupën

0

Për herë të parë në historikun e futbollit të femrave në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të zhvillojë edhe finalen e Superkupës. Trofe ky që ashtu si në futbollin e meshkujve zhvillohet në mes ekipit që ka dalë kampion I vendit një sezon më parë dhe ekipit fitues të Kupës së Shqipërisë. Edhe koha kur zhvillohet kjo finale është thuajse e përcaktuar, që do të thotë se luhet zakonisht një javë përpara nisjes së kampionatit. Përderisa, kampionati kombëtar I femrave nis në mesin e shtatorit, finalja e Superkupës është caktuar të zhvillohet në javën e parë të këtij muaji. Në finale siç dihet do jetë sërish derbi shkodran, ai në mes Adës së Velipojës që ka fituar titullin kampion në sezonin e fundit dhe Juban Danjës, skuadrës fituese të Kupës së Shqipërisë. Këto janë dy skuadrat më të mira të vendit në futbollin e femrave dhe prandaj pritet që të jetë një ndeshje shumë interesante.

“Juban Danja” fiton edicionin e dytë të kupës “Medin Zhega”

0
Figura e Medin Zhegës është kujtuar sërish në Shkodër. Këtë herë nga dy ekipe të futbollit të femrave, të cilët kanë organizuar një takim me njëri- tjetrin duke I vënë emrin kupa “Medin Zhega”, në kujtim të këtij kollosi...

Shqipëria për femra mundet nga Maqedonia 3-4 në miqësore

0
Përveç kombëtares shqiptare të meshkujve që është në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, atë ndaj Norvegjisë që do luajë javën e ardhshme, në fushë ka dalë edhe kombëtarja e futbollit të femrave. Ajo ka zhvilluar pasditen e...

Ada e femrave është shpallur sot zyrtarisht kampione e vendit

0

Ada e Velipojës është shpallur sot zyrtarisht kampione  e Shqipërisë në futbollin e femrave. Në ndeshjen e fundit, atë të luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi' në mes Adës dhe Dardanisë, e para ka fituar 4-0. Autore të golave kanë qenë Megi Doçi, Luçie Gjini (2) dhe Xhemile Berisha. Me fitoren e sotme, vajzat velipojake janë ngjitur në kuotën e 38 pikë duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampione e vendit për të tretin vit me rradhë. Pas përfundimit të ndeshjes, është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për protagonistet e ekipit kampion si dhe kupën.

Kampionati i katërt i futbollit të femrave mbyllet të dielën

0

Po i vjen fundi edhe kampionatit të katërt të futbollit të femrave në vendin tonë. I zhvilluar edhe sivjet me tetë femra sigurisht që ai u shoqërua nga një problematikë jo e vogël megjithatë të dielën do të kemi një skuadër kampione. Themi të dielën sepse në fakt atë ditë do të zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit në mes ekipit kryesues Adës së Velipojës dhe Dardanisë së Tiranës. Shtyrja per te dielen ka ardhur pas nje kerkese te drejtuesve te Ades te cilet ne pamundesi per ta shtyre ndeshjen e ekipit te meshkujve ne Gramsh, kane shtyre kete te femrave.

Kamza nuk paraqitet. “Juban Danja” e fiton ndeshjen në tavolinë

0

Ndeshja e rradhës e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave në mes ekipeve të Juban Danjës dhe Kamzës, nuk është zhvilluar. Ajo ishte planifikuar të luhej ditën e sotme në orën 14.00 në fushën sportive "Reshit Rusi", ajo nuk është luajtur. Kjo ngaqë ekipi mik nuk është paraqitur. Ndërkohë futbollistet dhe drejtuesit e Juban Danjës kanë qenë të pranishëm dhe kanë pritur 45 minuta sipas rregullores për ardhjen e ekipit kundërshtar. Mosparaqitja e tij do të thotë se në mesjavë, në mbledhjen e rradhës të Komisionit të Disiplinës, kjo fitore do t'i jepet 3-0 në tavolinë ekipit shkodran.

Ada për femra mund 5-2 The Door. Titulli kampion 80 minuta larg

0
Skuadra e Adës në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore sot dhe tashmë është vetëm një hap larg shpalljes për herë të tretë kampione e Shqipërisë. Në ndeshjen e sotme, e vlefshme për javën e 13-të, të...

Refuzohet kërkesa e “Juban Danjës”. Ada drejt titullit kampion

0

Pas barazimit të dy javëve më parë në ndeshjen direkte mes tyre, u mendua se Ada tashmë do ishte kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave edhe për këtë edicion ngaqë e ruajti epërsinë ndaj dy pikëve ndaj rivalit direkt të saj, Juban Danjës. Por drejtuesit e kësaj të fundit deshën të kapen në një pikë tjetër, këtë herë tek rregullorja. Arsyeja ka qenë tërheqja e ekipit Tirana AS nga kampionati. Meqenëse ndaj kësaj skuadre, Juban Danja kishte barazuar 1-1 në fazën e parë, drejtuesit e këtij klubit mendonin që nisur edhe nga rregulloret përkatëse, kur një ekip tërhiqet nga gara, të gjithë ndeshjet e saj fshihen dhe pikët që ka në renditje zerohen.

Shqipëria për femra fiton 2-0 në ndeshjen eliminatore me Letoninë

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndeshjen e luajtur sot ndaj Letonisë. Kjo ndeshje siç dihet është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Golat për ekipin tonë janë shënuar nga Memedov në minutën e 17-të dhe Velaj në minutën e 41-të. Loja ka qenë e dominuar gjatë të gjithë kohës nga vajzat tona të cilat kanë patur mundësi të shënojnë edhe gola të tjerë në këtë ndeshje.Formacioni me të cilin ka luajtur kombëtarja jonë në këtë ndeshje ka qenë ky: Gjyli, Proto, Lulaj, Govori, Rrahmani, Berisha (Selmani 75'), Memedov, Jashari (Robeli 90'), Seranaj, Velaj, Curo (Veliu 84').