Vllaznia e femrave e nis si kampione. Mund 7-0 AAS-në

0

E ka nisur me fitore kampionatin e ri, kampionia në fuqi e vendit në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës. Në ndeshjen e parë të tij, ajo ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 në takimin kundër ekipit tjetër shkodran të AAS-së. Në ndeshjen e luajtur në fushën "Reshit Rusi", trajneri Nikolin Leka e ka nisur lojën me këtë formacion: Raxhimi, Muja, Gjini, Franja, Jashari, Bajraktari, Lipe, Koldashi, Maliqi, Gruda dhe Doçi.

Vllaznia femra tre blerje. Dy janë futbolliste të Crvena Zvezdës

0

Ndryshe ngaVllaznia e meshkujve që po has vështirësi në merkato, krejt ndryshe qëndron puna me ekipin e futbollit të femrave të këtij klubi. Në përgatitjet e nisura pak ditë më parë për pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve, ekipit i janë bashkuar prej pak ditësh edhe tre futbolliste të tjera të ardhura nga Serbia dhe Mali i Zi të cilat kanë bindur stafin teknik dhe më pas, kanë hedhur edhe firmat në kontrata. Bëhet fjalë për portieren Sandra Milojeviç e cila më parë ka luajtur me ekipin e njohur serb të Crvena Zvezdës, për mesfushoren po të këtij ekipi Andrijana Pesiç dhe për mesfushoren malazeze që së fundi ka luajtur në Slloveni, Zheljka Radanoviç.

VLLAZNIA FEMRA MËSON KUNDËRSHTARET E CHAMPIONS LEAGUE

0

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra. Vllaznia si kampione në fuqi e vendit, që do të marrë pjesë në këtë edicion të rëndësishëm për të pestin vit me rradhë, ka mësuar edhe emrat e ekipeve kundërshtare në grup. Ekipi shkodran do të ketë përballë ekipet kampione të Zvicrës, Sllovenisë dhe Sllovakië. Ky është verdikti I dalë nga shorti I hedhur nga UEFA. Mjafton të shohësh ekipet rivale dhe menjëherë do të kuptosh se shanset për kualifikim të kampiones së Shqipërisë janë shumë të pakta.

Vllaznia për femra shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2015-16

0

Vllaznia në futboll për femra është shpallur sot zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin 2015-2016. Ka ndodhur kështu pas përfundimit të ndeshjes së fundit të kampionatit, atë të zhvilluar në fushën “Reshit Rusi” ndaj Tirana AS të cilën ekipi shkodran e ka fituar me rezultatin 4-0.

VLLAZNIA PËR FEMRA, FITUESE E KUPËS SË SHQIPËRISË 2015-16

0

Nuk ka rivalë për Vllazninë në futbollin e femrave në Shqipërisë. Pasditen e djeshme ajo ka marrë edhe një tjetër trofe, atë të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2015-16. Në ndeshjen finale ndaj ekipit të Kinostudios, të luajtur në kompleksin “Olimpik” në Tiranë, vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0 duke treguar se kanë diferencë të madhe me të gjitha ekipet.

Fitojnë Vllaznia e Juban Danja, humbasin The Door e AAS

0

Java e 9-të e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave ka dhuruar dy fitore dhe dy humbje për ekipet e futbollit të femrave. Të suksesshme kanë qenë Vllaznia e Juban Danja ndërsa kanë pësuar disfatë The Door e AAS. Vllaznia ka luajtur me Shkëndinë e Durrësit dhe ka fituar me rezultatin e pastër 5-0 ku autore të golave kanë qenë Megi Doçi (2), Fitore Govori, Denisa Proto dhe Ana Baro.

Kampionati i femrave, dominojnë ekipet e Shkodrës

0

Java e tetë e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave ka rezultuar e mbarë për tre ekipet e Shkodrës sepse si Vllaznia kryesuese, ashtu edhe The Door e Juban Danja,  kanë fituar madje me rezultate të thella ndaj kundërshtarëve të tyre. Këto ekipe I kanë luajtur ndeshjet e rradhës ditën e djeshme në Shkodër.

Kampionati i femrave me 12 skuadra. 4 janë nga Shkodra

0

Këtë fundjavë pritet të nisë kampionati i gjashtë kombëtar i futbollit për femra në vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur edhe shortin e këtij kampionati ku gjëja kryesore që vërehet është shtimi i numrit të skuadrave pjesmarrëse. Në kampionatin e ri pritet të ketë një numër rekord pjesmarrje në krahasim me atë që ka ndodhur deri tani teksa kanë konfirmuar marrjen pjesë plot 12 ekipe të vendit.

Si e shoh futbollin e femrave sot në Shqipëri

0

Opinion nga Arber Ndreu. Do e filloj me nje thenie e cila besoj do te mbetet gjate ne mendjen gjithsecilit qe lexon kete artikull: “Futbolli eshte loja e cila te varfrin e pasuron jo me monedha por me vite jete”.

Vllaznia për femra, një fitore dhe një barazim në Champions League

0

Vllaznia në futboll për femra po bën një paraqitje mëse të shkëlqyer në edicionin e këtij v iti të Champions Leagua. Ajo ka fituar ndeshjen e parë ndaj skuadrës kampione të Ishujve Faroe të Islandës Kl Klaksvik me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Suada Jashari dhe Megi Doçi ndërsa sot ka barazuar 0-0 ndaj skuadrës më të fortë të grupit, kampiones së Qipros, Apollon Limasol. Ndeshja e sotme ka qenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi dhe shpresat për kalim të turit ekzistojnë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI