Vllaznia U-17 mund edhe Porton. Shënojnë Gjurkaj e Asllani

0

Sukseset e Vllaznia U-17 vazhdojnë. Edhe në javën e tetë të kampionatit ajo ka arritur të fitojë. Këtë herë në Lezhë ndaj Portos me rezultatin e pastër 2-0. Për këtë fitore kanë menduar Gjurkaj dhe Asllani. I pari ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes ndërsa tjetri ka shënuar në të dytën.

“Dinastia Bizi” vazhdon. Në fushë Sabioni, në tribunë Sabahi e Brikenoja

0

Futbolli në Shkodër shpeshherë ka "prodhuar" edhe shumë familje sportive. Bashajt, Grudat, Ndojët etj, janë disa prej tyre. Por në fakt duket se po lind edhe një "dinasti" tjetër, ajo e Bizëve. I madhi Sabahi ka qenë i pari që ka shkruar historinë e këtij sporti në Shkodër e Shqipëri, me Vllazninë, Partizanin e kombëtaren shqiptare (pa lënë mënjanë edhe të vëllezërit që ishin shumë të lidhur me futbollin.

Enis Çokaj, 18 vjeçari nga Kopliku që ëndërron të luajë për Vllazninë

0

Dy ditë më parë, në përballjen e Vllaznia-Shkëndija e Tiranës për U-19, takim ky i luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ekipi mik fitoi me rezultatin 0 me 1. Një fitore që krahas të tjerëve, meritë ka edhe kapiteni i kësaj skuadre, Enis Çokaj.

Ndalet Vllaznia U-19. E mund Shkëndia e Tiranës 1-0 brenda në Shkodër

0

Ndryshe nga sa u mendua, Vllaznia U-19 nuk arriti dot të fitojë ndaj Shkëndisë së Tiranës dhe të barazohej me të në renditje. Djemtë nga kryeqyteti kanë arritur të fitojnë 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Një humbje disi e papritur sepse opinioni sportiv por edhe futbollistët dhe trajnerët Zmijani e Kola ishin përgatitur për një rezultat ndryshe.

Vllaznia U-17 mund 1-0 Shkëndinë. Vendos goli i Gjurkajt

0

Goli i shënuar nga sulmuesi Rejdison Gjurkaj në pjesën e dytë i ka mjaftuar ekipit Vllaznia U-17 të fitojë një tjetër ndeshje. Këtë herë ndaj Shkëndisë së Tiranës. Në fund të takimit, kuqeblutë kanë rregjistruar fitoren e rradhës, këtë herë me rezultatin 1-0. Përballja ka qenë shumë e fortë dhe ndonëse shkëndijasit nuk ndodhen në pozita të mira në renditje, kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, madje janë konsideruar si ekipi që ka bërë ndeshjen më të mirë në Shkodër.

Dy lojtarë të Vllaznia U-17 janë golashënuesit më të mirë të kampionatit

0

Ecuria e ekipit Vllaznia U-17 ka qenë vërtetë surprizuese këtë fillim sezoni. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijanej, udhëheqin me meritë renditjen e kampionatit. Për më tepër, golaverazhi i tyre deri më tani është shumë domethënës, me 22 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

AAS U-19 humbi ndaj Vllaznisë por ka golashënuesin më të mirë të kampionatit

0

Ndeshja "derbi" në mes AAS dhe Vllaznisë në kampionatin e 19 vjeçarëve, u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 2-1. Një fitore që i shkëput kuqeblutë tre pikë nga skuadra tjetër shkodrane e cila gjithsesi, duke qenë debutuese në këtë kampionat, po paraqitet denjësisht dhe ka për të qenë një rivale e fort për të gjithë ekipet deri në fund. Por jo vetëm kaq. AAS ka në rradhët e saj edhe golashënuesin më të mirë të kampionatit deri më tani.

E veçantë: Ekipi i vajzave të Vllaznisë në kampionat me djemtë!

0

Një risi në futbollin e moshave në Shkodër. Një ekip i futbollit të femrave do të marrë pjesë në kampionat duke u ndeshur me ekipe djemsh. Ndodh kështu me ekipin e vajzave të Vllaznisë i cili është rregjistruar në kampionatin e moshës U-13 dhe madje të dielën që shkoi ka luajtur edhe ndeshjen e parë të kampionatit. Atë ndaj ekipeve të djemve të The Door. Sigurisht që rezultati në të tilla raste nuk ka shumë rëndësi sepse për drejtuesit e ekipit e rëndësishme është që këto vajza të vogla të luajnë.

“Derbi” i 19 vjeçarëve flet për Vllazninë. Ecën e sigurtë drejt kreut

0

Ndeshja e sotme në mes ekipeve të 19 vjeçarëve të AAS dhe Vllaznisë ka marrë kuptimin e vërtetë të një ndeshje "derbi". Ajo ka ngjallur edhe interesimin e shumë tifozëve shkodranë që ishin të pranishëm për të ndjekur këtë përballje. Takimi ka nisur me gol për Vllazninë e cila kalon në avantazh me anë të Qardakut.

Vllaznia U-17 nuk ndalet. Shënon 9 gola në portën e AAS

0

Duhej të ishte një derbi ndryshe por në fakt, përballja e 17 vjeçarëve të Vllaznisë dhe ekipit të AAS, nuk ka dhuruar shumë emocione për të pranishmit në fushën sportive të Golemit paraditen e sotme. Fakti që kuqeblutë ishin në vend të parë në renditje dhe ekipi tjetër shkodran në vendin e fundit, e bënte të qartë se nuk do kishim rivalitet në fushë. Dhe në fakt kështu ka ndodhur.