Pas fitores se Vllaznia U17 me rezultatin e thelle 6-0 ndaj Brians, nje tjeter fitore ka ardhur edhe per ekipin U-19

Edhe në këtë përballje nuk ka patur shumë histori. Kuqeblutë e trajnerit Zmijani kanë shënuar brenda 12 minutave tre gola, me autorë Rrasën, Ndrecën dhe Qardakun. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 3-0.

Epërsia do të thellohej edhe më shumë në pjesën e dytë. Do të shënoheshin edhe tre gola të tjerë me autorë Kovaçin, Shimajn dhe Qardakun.

Kur u duk se edhe kjo ndeshje do mbyllej me shifrat 6-0, miqtë kanë shënuar në minutën e 92-te golin “e nderit” duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej ne shifrat 6-1.

Pas kesaj fitoreje, Vllaznia U-19 eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve duke qene ne vendet e para te renditjes, megjithatw objektivi eshte padyshim ngjitja ne krye dhe shpallja serish kampion i vendit.