Goleadë edhe në pjesën e parë të ndeshjes së kampionatit të 19 vjeçarëve në mes Vllaznisë dhe Ilirisë që po luhet në “Reshit Rusi”.

45 minutat e para janë mbyllur në shifrat 3-0 për kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani.

Ata kanë kaluar shumë shpejt në avantazh me anë të mesfushorit Jozefin Rrasa i cili në minutën e 8-të e ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Tre minuta më vonë do të ishte sulmuesi Akileu Ndreca që do të dyfishonte shifrat por shkodranët nuk do mjaftoheshin me kaq.

Pa kaluar 60 sekonda nga goli i dytë, do të vinte edhe i treti që ka patur për autor mesfushorin-sulmues Eridon Qardaku.

Ky do të ishte goli i fundit i kësaj pjese por me siguri që në të dytën, Vllaznia U19 do të shënojë edhe gola të tjerë sepse ka një epërsi totale ndaj kundërshtarit.
© shkodrasport.com