Nga Inter tek Ajaks, ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznia U-19

Pasditen e sotme bashkë me shortin e Champions League, është mësuar edhe shorti i grupeve për ndeshjet e të rinjve. Bëhet fjalë për të njëjtët ekipe të cilët konkurrojnë edhe me të rriturit. Por sa i takon Vllaznia U-19 dhe ekipeve të tjera pjesmarrëse në "Champions Youth League", shorti i tyre do të hidhet më datë 29 gusht në Nion të Zvicrës.
UEFA e konfirmon: Vllaznia U-19 është në “Champions League Youth”

Lajmi i shumëpritur për futbollin e moshave të ekipeve në Shqipëri, erdhi. Vllaznia U-19 do të marr pjesë në ndeshjet e "Champions League Youth" për sezonin 2017-2018. Konfirmimi ka ardhur nga institucioni i futbollit europian- UEFA. Bashkë me ekipin shkodran këtë të drejtë e ka fituar edhe 19 vjeçarët e Shkëndisë së Tetovës.
Vllaznia U-19 fiton thellësisht miqësoren me Porton

Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe për kampionatin e ri, Vllaznia U-19 pasditen e sotme ka zhvilluar një ndeshje miqësore. Përballë saj ka qenë ekipi lezhjan i Portos. Kuqeblutë e drejtuar nga dyshja e trajnerëve Zmijani- Kola ka dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit dhe ka fituar me rezultatin e thellë 8-0.
Enes Isufi grumbullohet në kombëtaren U-19 për ndeshjet e rradhës

Kombëtarja U-19 do të nisë grumbullimin në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore me Gjeorgjinë, në 30 gusht dhe 1 shtator. Trajneri i skuadrës kombëtare të U-19, Erjon Bogdani ka bërë publike përpara mediave emrat e 25 futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime miqësore, teste të cilat do të shërbejnë shumë për trajnerin, për të vlerësuar gjendjen si dhe për të parë ekipin në fushë.
Zmijani: Objektivi im, sa më shumë lojtarë cilësorë për Vllazninë

Klubi i Futbollit Vllaznia ka përzgjedhur trajnerin që do të drejtojë ekipin U-19 të Akademisë së tij. Ai do të jetë Luan Zmijani. Ky trajner rikthehet në këtë detyrë pas tre vitesh dhe duket se e ka marrë me shumë dëshirë atë. Bashkë me të do të jetë edhe ndihmëstrajneri Gjon Kola dhe të dy sëbashku nga paraditja e së premtes kanë nisur punën me ekipin.
Nesër prezantohet trajneri i ri i ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia

Ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia prej dy javësh ka nisur stërvitjen nën drejtimin e zëvendëstrajnerit Albert Kaçi por ndërkohë drejtuesit kanë menduar për ndryshime në pankinë dhe për këtë arsye, pas shumë konsultash është arritur në përzgjedhjen e stafit të ri të këtij ekipi.
Zbulohet emri: Luan Zmijani, trajneri i ri i ekipit Vllaznia U-19

Në pankinën e ekipit Vllaznia U-19 për sezonin e ri futbollistik do të jetë një emër i njohur. Bëhet fjalë për Luan Zmijanin. Ai do të prezantohet paraditen e nesërme nga drejtuesit e klubit dhe ato të Akademisë. Bashkë me të do të punojë tek ky ekip edhe trajneri tjetër Gjon Kola që do të kryejë rolin e ndihmësit të tij.
Zhejani- Zmijani, dyshja e suksesshme tashmë në pankinën e U-17

Ekipet e Akademisë Vllaznia ka disa ditë që kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe ajo që është konstatuar ka qenë një ndryshim në pankinën e ekipit të 17 vjeçarëve. Siç dihet, në pjesën e fundit të sezonit të kaluar ky ekip u drejtua nga përgjegjësi i Akademisë Alban Neziri ndërsa tashmë "timonierët" e rinj të tij janë Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani.
AKADEMIA VLLAZNIA BASHKËPUNIM ME ATË TË BURASPORIT

Akademia Vllaznia në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit me Akademi të tjera të Rajonit, së fundi ka krijuar një marëdhënie me atë të Burasporit të Turqisë. Për këtë arsye, ekipi i 14 vjeçarëve të kësaj të fundit, ka qenë pasditen e së enjtes në Shkodër për të luajtur një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre shkodranë.
AAS konfirmon Çakun e Meçenovin. Kërkon përgatitës atletik

Sezoni që lamë pas ka qenë shumë i mbarë për ekipet e Albanian Ajax School. Si U-17 ashtu edhe U-19 arritën të sigurojnë kalimin në kategorinë superiore dhe për rrjedhojë në kampionatet e sezonitë të ri do të jenë pjesmarrës në mes ekipeve më të mira të vendit për këto mosha.