Paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” është luajtur ndeshja e kampionatit U-17 në mes Vllaznisë dhe Brians.

Shkodranët kanë arritur një fitore shumë të thellë në këtë përballje me rezultatin e thelle 6-0, duke treguar se do të jenë një nga ekipet më të mira të kampionatit edhe sivjet.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-0. Goli i vetëm i saj u shënua në minutën e 11-të ka qenë Sufaj ai që ka kaluar në avantazh kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi.

Pjesa e dytë do të ishte krejt ndryshe sepse do të shënoheshin shumë gola. Fillimisht Paloka do të shënonte golin e dytë në ’47 dhe dy minuta më vonë, Tinaj do të trefishonte shifrat.

Vllaznia nuk do të ndalej këtu sepse në minutat 60 dhe 62 do të shënonte edhe dy gola të tjerë, me autorë Qerpikun dhe Palokën sërish.

Madje po ky futbollist do të shënonte pak minuta më vonë edhe golin e gjashtë të skuadrës së tij dhe të tretin personal duke vulosur në këtë mënyrë rezultatin përfundimtar të ndeshjes në 6-0.

Vllaznia U17 nuk e nisi mirë kampionatin teksa humbi në ndeshjen e parë në Shkodër 3-4 ndaj Shkëndisë ndërkohë që në javën e dytë fitoi 4-0 në Tiranë ndaj Internacional.

Fitorja e sotme 6-0 ndaj Brians është një tjetër tregues se ky ekip do të bëjë gjëra të mira edhe këtë kampionat.
© shkodrasport.com