Kampionati i mirë i bërë vitin e kaluar nuk ka qenë surprizë për ekipin e “Albanian Ajax School” të 19 vjeçarëve. Këtë gjë po e tregon edhe në kampionatin e sivjetëm me rezultatet që po arrin.

Sot ajo ka luajtur ndeshjen e rradhës për kampionat, pikërisht në Tiranë ndaj Partizanit teksa e ka befasuar këtë të fundit me barazimi me shumë gola, 4-4.

Të kuqtë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Karajt në ‘8 por Sala do barazonte shifrat në ’33. Ndërkohë, katër minuta para fundit të pjesës së parë, Amuli do të kalonte në epërsi AAS-në dhe pjesa e parë do të mbyllej 2-1 për të.

Partizani do barazonte rezultatin në ’49 dhe madje Karati ka shënuar edhe golin e tretë në ’65 megjithatë Çoba një minutë më vonë do të barazonte rezultatin në 3-3.

Vendasit nuk hoqën dorë kollaj nga pretendimi për fitore dhe Çela do të shënonte edhe golin e katërt në ’70 megjithatë Amuli për shkodranët do barazonte sërish në ’78.

Përfundimisht 4-4, një rezultat ky befasues për Partizanin megjithatë AAS U19 po tregon edhe njëherë tjetër vlera me lojën dhe paraqitjet e tij.
© shkodrasport.com