Vllaznia, mbërrijnë dy futbollistë serbë të tjerë për provë

0

Ardhjet e lojtarëve për provë tek Vllaznia vazhdojnë. Pas tre futbollistëve të parë që dështuan në provën e tyre, tashmë është rradha e disa futbollistëve të tjerë për ta bërë një gjë të tillë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se me shumë mundësi sot në Shkodër do jenë dy futbollistë të tjerë serbë.

Vllaznia s’ka kohë për eksperimente

0

Opinion nga Mejdan ZHIVANI

Një ndeshje me dy “fytyra”, mund të konsiderohet për Vllazninë, ajo e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndaj Dinamos. Këtë e tregoi më së miri edhe mënyra e zhvillimit të takimit dhe në fund, vështirësitë, që patën shkodranët për të marrë tre pikët.

Në “Loro Boriçi” s’mungojnë as grushtat. Protagonist Bekim Kuli

0

Sikur të mos mjaftonte incidenti mes Vajushit të Vllaznisë dhe Lalës së Dinamos që solli edhe kartonat e kuq për të dy këta futbollistë, në ndeshjen e sotme ka patur edhe incidente të tjera. Lojtari i Dinamos Bekim Kuli, në një moment ka reaguar keq ndaj mbrojtësit të Vllaznisë Petroviç, më pas ka ofenduar publikun shkodran. E ka vazhduar me një debat me Belishën në fushën e lojës dhe për "t'i vënë kapakun", në fundin e ndeshjes, ndërsa i drejtohej dhomave të zhveshjes, ka ofenduar sërish tifozat shkodranë.

Vllaznit- Ultras, protestë origjinale ndaj FSHF-së dhe klubit Vllaznia

0

 

Grupimi i vetëm i tifozëve të Vllaznisë, ai me emërtimin "Vllaznit Ultras", dje kishte menduar një mënyrë shumë origjinale të të protestuarit ndaj FSHF-së në lidhje me gjykimin e ndeshjes së fundit, atë të luajtur në Kuçovë ndaj Tomorit ku Vllaznisë iu bënë shumë padrejtësi.Por protesta e tyre ka qenë dyfishe. Ata nuk janë lejuar nga drejtuesit e klubit Vllaznia për të qëndruar në vendin e tyre të zakonshëm pas portës ngaqë kjo tribunë ka qenë e mbyllur dhe në shenjë proteste, tifozët nuk kanë hyrë fare në stadium për të parë ndeshjen.

Anglezi Feniks kërkon Vllazninë, drejtuesit i thonë “jo”

0

 

Mund të duket e pabesueshme por futbollisti anglez Xhemi Feniks ka kërkuar sërish që të rikthehej tek Vllaznia dhe të jetë pjesë e saj. Në një prononcim ekzkluziv për “Sport Ekspres”, Feniks ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish tek kuqeblutë. Ai tashmë kërkon që të shfrytëzojë lidhjet aktuale që ka me trajnerin e Vllaznisë, Rudi Vata. Ka qenë pikërisht, Vata menaxheri përsonal i këtij lojtari që e ka sjellë atë në Shkodër në sezonin futbollistik 2009-2010 kur skuadra dretohej nga trajneri Edi Martini. Në prononcimin e tij Feniks ka shprehur haptazi se dëshiron tashmë të jetë sërish në Shkodër por këtë herë I tranformuar plotësisht.

Vata-Sukajt: Të fal si njeri, por jo si trajner

0

Tema “Sukaj” rikthehet sërish në kampin shkodran. Vetë lojtari pak ditë më parë shprehej se priste takimin me kryebashkiakun Luka për të biseduar rreth mundësisë së një rikthimi të mundshëm të tij sërish tek Vllaznia. Ende nuk dihet nëse ky takim është bërë apo jo por ajo çfarë bëhet publike është se lojtari ka patur një takim pak ditë më parë me trajnerin Vata. Ka qenë I pari takim mes tyre që nga pasditja e 26 nëntorit, pak orë përpara ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu.

Vllaznia pa grumbullim, vetëm darkë e drekë tek “Europa”

0

Ekipi i Vllaznisë nuk është grumbulluar këtë herë në pragndeshjen me Dinamon. Ka qenë trajneri Rudi Vata që ka vendosur në këtë mënyrë duke mos preferuar grumbullimin në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës. Megjithatë skuadra është grumbulluar mbrëmë teksa e gjitha sëbashku, ka ngrënë darkën në hotel "Europa" dhe këtë ritual do bëjë edhe sot kur do ketë drekën po në këtë ambjent.

Vllaznia s’është e interesuar për Dimon

0

Drejtuesit e klubit shkodran nuk kanë shfaqur asnjë interes për futbollistin e Bylisit Amarildo Dimo. Siç mund të jetë shkruar edhe në media të ndryshme, ky lajm rezulton të mos ketë patur shumë të vërteta brenda ndonëse edhe vetë lojtari mund të kishte qenë dakord me një lëvizje të tillë. Por Vllaznia nuk ka ndër mend të merret me një çështje të tillë. Këtë e ka pohuar njëri nga drejtuesit e lartë të klubit shkodran që për gazetën "Shkodra Sport.com", do të shprehej: "Nuk e dimë nga ka dalë ky opsion por Vllaznia nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë interes për këtë lojtar.

Vllaznia ka nevojë për të rinj por edhe për merkato

0

Opinion nga Uliks KOTRRI

Po lexoj e dëgjoj të shkruhet e thuhet shumë për merkaton e Vllaznisë. Idetë janë nga më të ndryshmet. Ka njerëz që mendojnë se më mirë është të besohet tek të rinjtë shkodranë, të tjerë që thonë se duhen blerë lojtarë. Unë  them që duhet gërshetuar mirë kjo gjë në mënyrë të kujdesshme të dyja se çdo i ri sado talent të jetë, ka nevojë për krahë të nxehtë pas shpine.

Vllaznia, fitorja me Dinamon, minimumi për kuqeblutë

0

Ndeshja e nesërme ndaj Dinamos konsiderohet shumë e rëndësishme për Vllaznisë. Asaj nuk i falet asnjë gabim tjetër në rrugën e saj dhe sidomos në ndeshjet në Shkodër. Pavarësisht se përballë saj do jetë Dinamo, skuadra e vendit të fundit në renditje, sërish shkodranët e kanë vlerësuar seriozisht këtë ndeshje.