Drejtuesit e klubit shkodran nuk kanë shfaqur asnjë interes për futbollistin e Bylisit Amarildo Dimo. Siç mund të jetë shkruar edhe në media të ndryshme, ky lajm rezulton të mos ketë patur shumë të vërteta brenda ndonëse edhe vetë lojtari mund të kishte qenë dakord me një lëvizje të tillë. Por Vllaznia nuk ka ndër mend të merret me një çështje të tillë. Këtë e ka pohuar njëri nga drejtuesit e lartë të klubit shkodran që për gazetën “Shkodra Sport.com”, do të shprehej: “Nuk e dimë nga ka dalë ky opsion por Vllaznia nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë interes për këtë lojtar. Prandaj dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes”. Dimo nuk është alternativë, edhe për Gilman Likën duket se interesi i Vllaznisë ka rënë ngaqë nuk kanë shumë besim se lojtari do të largohet nga Tirana. Në këtë mënyrë alternativat e vetme për kuqeblutë janë për momentin braziliani Da Silva i Bylisit dhe disa lojtarë të tjerë që do vijnë për provë në ditët e ardhshme.

shkodrasport.com