Vllaznia gati për të kaluar Teutën dhe siguruar Superligën

0

Ekipi I Vllaznisë është në përgatitjet e fundit për ndeshjen përmbyllëse të kampionatit, atë që do të zhvillojë ditën e shtunë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” me Teutën e Durrësit. Kjo e fundit është ende në lojë për të siguruar një vend që do ta çonte atë në Kupat e Europës, prandaj ndeshja pritet të jetë e hapur. Megjithatë në kampin shkodran ka optimizëm për marrjen e të paktën një barazimi, që do t’I siguronte edhe matematikisht atyre qëndrimin në Superligë. Objektivi kryesor gjithsesi do të jetë fitorja e këtij takimi të fundit të kampionatit, për t’I bërë një mbyllje ashtu si duhet një sezoni shumë stresues që kanë kaluar sivjet.

Vujadinoviç një hero, por jep sinjale largimi nga Vllaznia

0

Malazezi i portës shkodrane, Mirosllav Vujadinoviç, ka qenë pa dyshim një nga më të mirët në takimin e fundit me Besën. Ndërhyrjet e tij decizive bënë që shkodranët të merrnin një pikë mjaft të vlefshme përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë siç është Besa. Në fakt, Vujadinoviç ka qenë i kritikuar për lojërat e tij jo në nivelin e duhur në disa takime, por mesa duket ky ka qenë një shpërblim që ka bërë në momentin e duhur. Në një bisedë për gazeten, portieri i Vllaznisë, Mirosllav Vujadinoviç, është shprehur tepër i kënaqur me atë që kanë arritur përballë kavajasve, por dhe me lojën e treguar nga vetë ai.

Vllaznia barazon 0-0 me Besën. Superliga 90 % e siguruar tashmë

0

 

Brazimi i djeshëm në Kavajë 0-0 me Besën i ka siguruar thuajse me 90 % qëndrimin në Superligë ekipit të Vllaznia. Ndeshja ka qenë shumë e tensionuar për vetë rëndësinë e saj ngaqë edhe vendasve u duhej patjetër fitorja. Kuqeblutë kanë luajtur mirë duke i kushtuar rëndësi më tepër mbrojtjes. Edhe formacioni që kishte hedhur në fushë Haxhiosmanoviç ishte i tillë. Në pjesën e parë Kruja në dy momente ka rrezikuar portën e Bejtes. Në të dytën ndërkohë është Besa ajo që rregullon lojën e saj dhe krijon disa raste të pastra por Vujadinoviç është në një ditë të mirë duke e shpëtuar disa herë portën e tij.

Vllaznia “në karantinë”. E grumbulluar që mbrëmë në Durrës

0

Skuadra e Vllaznisë duket e angazhuar në maksimum për të marrë një rezultat pozitiv në takimin e nesërm me Besën. Për këtë arsye, edhe drejtuesit e klubit kanë vendosur t'ia plotësojnë të gjitha kërkesat stafit drejtues duke e mmbyllur ekipin "në karantinë". Pas stërvitjes së djeshme të zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi", ekipi ka udhëtuar drejt Durrësit ku do qëndrojë deri mesditën e nesërme. Kuqeblutë janë grumbulluar në hotel "Leonardo" në kushte mjaft të mira dhe tashmë prej tyre pritet një paraqitje e mirë në fushën e lojës. Në dispozicion të trajnerit Haxhiosmanoviç janë të gjithë futbollistët dhe kjo do t'ia bëjë atij më të lehtë punën për ndërtimin e formacionit.

Tomislav Bushiç: Vllaznia s’kthehet pa pikë nga Kavaja

0

Sulmuesi kryesor I Vllaznisë, kroati Tomislav Bushiç është I bindur se skuadra shkodrane do të marrë pikë në ndeshjen e së dieleës me Besën në Kavajë. Për të, kuqeblutë duhet të synojnë fitoren në këtë ndeshje sepse vetëm kështu mund të arrihet rezultati I duhur sepse nëse do shkojnë për t’u mbrojtur, mund ta pësojnë. "Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet patjetër të kërkojmë fitoren dhe nëse do marrim edhe barazimin jemi në rregull. Por, kurrsesi nuk duhet të luajmë për barazim se mund ta pësojmë"-ka thënë ai.

Vendos Elvin Beqiri në ’88. Vllaznia fiton 1-0 me Flamurtarin

0

Pas basketbollit të Vllaznisë, edhe futbolli fiton në fund. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit e cila ka përfunduar me fitoren 1-0 të shkodranëve. Këta të fundit kanë shënuar vetëm në fundin e takimit pikërisht në minutën e 88-të me anë të kapitenit Elvin Beqiri. Ndeshja ka patur jo pak tension në fushë. Vllaznisë I duhej medoemos fitorja dhe kjo I ka vënë futbollistët e saj në vështirësi ndërsa Flamurtari kërkonte një barazim. Rastet nuk mungojnë për vendasit. Bushiç, Vukçeviç e Shtubina duhej të kishin shënuar në pjesën e parë megjithatë 45 minutat u mbyllën në barazim 0-0.

Klubi Vllaznia: Sjellja e tifozëve të Tiranës, e pamoralshme!

0

Klubi i Futbollit Vllaznia përmes një deklarate për shtyp ka dënuar sjelljen e tifozëve të Tiranën gjatë dhe pas ndeshjes së fundit të luajtur në "Qemal Stafa", shoqëruar edhe me thyerjen e disa xhamave të autobuzëve të tifozëve shkodranë. Për të gjitha këto, shkodranët i kanë paralajmëruar tifozët e Tiranës se në Shkodër ata tani e tutje, "do ta kenë derën e mbyllur". Ja deklarata e plotë për shtyp shpërndarë nga zyra e shtypit e klubit të futbollit Vllaznia:

Kuqeblutë në “zonën e ftohtë”. Duhet fitore me Flamurtarin

0

Humbja me Tiranën me rezultatin 2-1 pasditen e së shtunës, e ka kthyer me këmbë në tokë Vllazninë. Skuadra shkodrane po kalonte vërtetë momente të mira pas 5 fitoreve të arritura rradhazi, madje shumëkush filloi të mendonte për të kapur Europën por gjërat nuk kanë qenë kaq të thjeshta. Në ndeshjen ndaj bardhebluve, Vllaznia ka gabuar. Ndonëse nuk e ka merituar humbjen, ajo gjithsesi ka dalë e zhgënjyer nga “Qemal Stafa”. Bashkë me të edhe tifozët e shumtë që kishin udhëtuar nga Shkodra për ta mbështetur atë. Gabimet në rastet e dy golave të pësuar, mjaftuan që djemtë e Haxhiosmanoviç të fillojnë t’I bëjnë llogaritë ndryshe.

Parashikimet e Sinanit: Tirana dhe Vllaznia dalin barazim

0
Ai është marrë gjithë jetën me futboll, ndaj duhet lexuar me kujdes. Bëhet fjalë për Vioresin Sinanin, ishsulmuesi legjendar i Vllaznisë, por edhe i...

Frroku: Unë bashkë me Tom Doshin mund ta marrim Vllazninë

0
Sinjale pozitive nga ana e dy biznesmenëve për marrjen e Vllaznisë. Bëhet fjalë për Tom Doshin dhe Mark Frrokun që njëkohësisht janë edhe deputetë...