Vllaznia- Flamurtari me tifozë të shtunën në ora 17.00

0

Pas dy muajsh e gjysëm, tifozët shkodranë do të kenë mundësi të rikthehen sërish në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur Vllazninë. Drejtuesit e klubit kanë marrë inisiativën të paguajnë dëmshpërblimin financiar për të hequr pezullimin e mbetur prej katër ndeshjesh pas dënimit të dhënë kohë më parë nga Komisioni I Disiplinës prej 10 ndeshjesh.

Vllaznia 0-0 me Kastriotin. Në 1/4 përballë Kukësit

0

Vllaznia është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndonëse ka barazuar 0-0 me Kastriotin në ndeshjen e kthimit të turit të dytë. Ky takim është luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” dhe nuk ka dhuruar shumë emocione. Trajneri i skuadrës shkodrane Raineri kishte aktivizuar disa nga titullarët e pikërisht Selimajn, Gocajn, Sykajn, Tafilin e Hajdarin ndërsa pjesën tjetër të ekipit e ka mbushur me futbollistë që nuk kanë luajtur shumë në kampionat.

Ada B e nis me fitore kampionatin. Mund 4-0 Flabinën

0

Sot ka startuar kampionati i kategorisë së tretë në futboll dhe ai për njërin nga ekipet shkodrane pjesmarrëse, pikërisht për Adën B ka qenë mëse i suksesshëm. Ky ekip që drejtohet nga rajneri Etrit Nika, ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj ekipit kryeqytetas Flabina.

Vllaznia përgenjështron Munishin. S’kemi kërkuar trajner

0

Pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar fillimisht në mediat kosovare e më pas në ato shqiptare se Vllaznia i ka bërë një ofertë trajnerit kosovar Ismet Munishi, vetë klubi shkodran e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Në fakt, ajo që lëvizur ujërat ka qenë një intervistë e vetë këtij trajneri në disa media kosovare ku ai fliste për një ofertë që i ka bërë drejtori sportiv i klubit shkodran për të marrë drejtimin e kuqebluve.

Projekti, në janar del ligji dhe Vllaznia do ndryshojë drejtim

0

Ndonëse duhet edhe një muaj e gjysëm që të mbyllet ky vit, që tani kanë filluar diskutimet për atë se çfarë do ndodhë me Vllazninë vitin e ardhshëm. Aludimet janë të shumta, madje kanë filluar edhe projektet se çfarë mund të bëhet. Por deri në janar duket se koha është e shkurtër por edhe e gjatë. Të paktën skuadra nuk duhet ta ketë shumë mendjen tek këto ndryshime të ardhshme por të shohë tek ndeshjet aktuale që kanë mbetur. Bordi i ri i sapokrijuar do të ketë ndikimin e vet tek kjo ecuri duke shpresuar për ndryshimin e situatës megjithatë mendja e të gjithëve është në dhënien e një zgjidhje përfundimtare për Vllazninë.

Tirana s’ndihet. Vllaznia do kthimin e tifozëve

0

Vllaznia duket se do ta vuajë deri në fund dënimin e saj për t’I luajtur ndeshjet pa tifozë. Kishte pak shpresë se gjërat do shkonin ndryshe por deri ditën e djeshme nuk ka patur ndonjë zhvillim në këtë drejtim. Klubi Tirana siç pat premtuar, nuk është ndjerë në këtë drejtim ndërkohë që klubi shkodran për momentin nuk I ka financat e duhura për të paguar kompesimin e këtij dënimi.

6 humbje rradhazi, historia e Vllaznisë përsëritet pas 50 vitesh

0

Ka ndodhur vërtetë 50 vjet më parë, në sezonin 1964-65. Që prej atëherë, Vllaznia asnjëherë tjetër nuk kishte pësuar 6 humbje rradhazi siç po i ndodh tani. Pesë dekada për një rekord negativ, kaq i është dashur kuqebluve për ta përsëritur atë. Kuptohet që momenti aktual nuk është aspak i mirë. Të gjithë mundohen t’ia hedhin fajin njëri- tjetrit për një fakt të tillë por ky është realiteti. Vllaznia e sivjetme ka rrëshqitur gradualisht.

Bordi i ri, histori e re?

0

Zgjedhja e këshillit të ri mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia pritet të normalizojë shumë gjëra tek ky klub. Ajo që bie në sy është se anëtarët e sapo zgjedhur janë të gjithë këshilltarë, çka do të thotë se janë të gjithë politikë. Kjo në fakt ka qenë një nga dilemat nëse ky bord do të ishte I përbërë nga njerëz të politikës apo me specialistë të futbollit.

Administrator i Vllaznisë mbetet sërish Neritan Kalamishi

0

“Lufta” për 7 apo 5 anëtarë të Bordit, ka qenë kryesisht për postin e administratorit. Por tashmë që është vendosur për një Bord me 5 anëtarë, ku 3 i takojnë së djathtës, është e sigurtë që administrator i shoqërisë aksionere Vllaznia do të vijojë të mbetet ai që e mban aktualisht këtë pozicion, Neritan Kalamishi.

Bordi i ri i Vllaznisë rizgjidhet me 5 anëtarë. Nuk ka supriza

0

Zgjidhet më në fund Këshilli I ri Mbikëqyrës I klubit të futbollit Vllaznia. Mbledhja e Këshillit Bashkiak për këtë çështje, është zhvilluar pasditen e së mërkurës dhe këtë herë nuk ka patur shumë debate. Ajo që bie në sy është mbetja në fuqi e vendimit që numri I anëtarve të këtij Këshilli të jetë pesë dhe jo shtatë siç u ra dakord në mbledhjen e kaluar. Ky propozim ka ardhur nga kryetari I grupit të Partisë Demokratike Qashif Hoxha.