Sot ka startuar kampionati i kategorisë së tretë në futboll dhe ai për njërin nga ekipet shkodrane pjesmarrëse, pikërisht për Adën B ka qenë mëse i suksesshëm. Ky ekip që drejtohet nga rajneri Etrit Nika, ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj ekipit kryeqytetas Flabina.

Ndeshja është luajtur paraditen e sotme në Kamëz. Ekipi velipojak që merr pjesë për herë të parë në këtë kategori e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: B. Ndoj, Martini, Luka, Kola, Frroku, Shkreli (Nikolli), Matija (A. Ndoj), F. Nika, F. Ndoj (Marku), Perndreca, E. Nika. Golat e shënuar nga Ada B në këtë ndeshje debutuese kanë patur për autor Perndrecën, dy janë shënuar nga Emanuel Nika dhe goli i katërt nga Nikolli. Me këtë fitore, ky ekip tregon se do të jetë ndër pretendentët për t’u ngjitur një kategori më lart pavarësisht se nuk do të jetë e lehtë sepse në grup janë 10 ekipe pjesmarrëse dhe në rradhët e tyre ka ekipe shumë të përgatitura. Megjithatë paraqitja e Adës në këtë kampionat sipas trajnerit Etrit Nika do të jetë shumë dinjitoze.
Gjergj KOLA