Luan Vukatana “i harruari” i Federatës. Mjeshtri i futbollit ende pa një titull
Sytki Tafili: Krenar për çfarë i kam dhënë çiklizmit dhe Vllaznisë

“Rrëfehet” Orjeta Basha : Pa mamin s’do isha sot këtu!
Ardian Arra ose “Maradona shqiptar”
Kujtim nga Ilir Meçe*

Bashkia Shkodër gati të nderojë 6 personalitete të sportit. Ja emrat e tyre
Safet Osja, futbollisti model në fushë dhe jashtë saj

Vllaznia e viteve '90 ka patur në rradhët e saj disa futbollistë të cilët kanë lënë gjurmë me paraqitjet e tyre në fushët e blerta. Pjesë e saj kanë qenë lojtarë si Vioresin Sinani, Edi Martini, Armir Grima, Suad Lici, Uliks Kotrri etj të cilët kanë qenë gjithnjë protagonist me paraqitjet e tyre. Por në fakt, nëse i jemi "borxhli" dikujt, ai padyshim që është Safet Osja.
Vera Bregu, kampionia e madhe e garave të kërcimit

Mjeshtri Dedë Bregu kampioni i sportit burrëror të mundjes së lirë ka të drejtë të ndihet krenar ndoshta më tepër se për vete, për vajzën e tij Vera, Mjeshtrën e Merituar të Sportit Shqiptar, 10 herë kampione kombëtare e Shqipërisë në kërcimin së gjati, përmirësuese 7 herë e rekordit kombëtar të kësaj gare, 4 herë fituese e 3 hapshit. “Vera e cilësuar si ambasadore e sportit shqiptar në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të atletikës; në mitingje, në kampionate ballkanike, europjane, botërore- të gjitha këto në përsonalitetin, talentin dhe përkushtimin e një vajze të thjeshtë[1].
Legjenda e futbollit shqiptar, Ferit Ragami
Nga Vladimir Karaj
Të humbësh mundësinë për të marrë pjesë në botëror, për një futbollist është si t'i biesh me shkelm jetës. Ta dish që këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Por për Ferit Ragamin, që të dyja kanë ndodhur në vitin 1985. Një nga yjet e kombëtares së viteve '78 - '90, tregon në një intervistë për gazeten, dyshimet e tij se dikush nga byroja politike me urdhrat që dha krijoi edhe mundësinë që Shqipëria të humbte dy nga ndeshjet ku vendosej fati i botërorit. Për futbollistin e mirënjohur të Vllaznisë e Partizanit ky është pengu i jetë, diçka që nuk do t'i hiqet kurrë nga mendja. Në intervistë ai tregon se përse dyshon që ndeshja, për një arsye apo një tjetër, u shit.