Bashkim Paçrami, ditëlindja e një kampioni

0

Sot ka festuar bashkë me njerëzit e tij të dashur ditëlindjen. Bashkim Paçrami, ish- atleti dhe gjimnasti kampion, ka mbushur 73 vjeç. Ka lindur pra më 10 shtator 1943 në Shkodër, në një familje që ishte sportive, ngaqë babai i tij- Alia ka qenë futbollist i Vllaznisë në vitet '30 dhe që vazhdoi edhe më pas të bëhej edhe më shumë sportive sepse edhe pjestar të tjerë të saj do të merreshin me sport. Bashkimi e ka nisur me gjimnastikën duke arritur nivele të lartë sepse ishte shumë i aftë dhe i përgatitur. Ai do të merrte pjesë në disiplinën e 6-garëshit gjimnastikor, pikërisht në vitet 1959-60. Ekzekuton me mjeshtëri ushtrimet në unaza dhe kalë me doreza ku fiton dhe kategorinë e parë sportive.

KAMPIONI, KAPITENI DHE MJESHTRI I MADH NA LA!

0

LIN SHLLAKU Shqiptari i vetëm qe thirri Sheni ne përfaqësuese Evropës
(Perse nuk shkoi i pa fati)


Humbja e një futbollisti të kaq madh krijon gjithmonë boshllëk. Humbja një kapiteni legjende, e një njeriu që përket historisë të dhe një miku te pa harruar krijon një zbrazësi qe nuk përmbushet por qe shpërthen ne kujtime te dhimbshme.
Lin Shllaku lindi me 12 korrik 1938 në Shkodër ( Ishte djali i Kole Shllakut nga Palajt e Shllakut dhe nipi i Pjeter Nikes nga Megulla e Pultit)
Udhën e futbollit ka nisur ne Shkodër që kur ishte fëmijë  ku ne shkollën 11 janari e evidentoi si talent mësuesi shembullor Feti Dizdari, i cili ja pati rekomanduar  specialistit te mirënjohur  ish goladorit te gardës se vjetë shkodrane Ernest Helepianit. Pas përfundimit te 7 –vjeçares duke pare talentin  e tij  çunakun e ftoi ekipi i “Fermentimit” te duhanit, duke qenë se premtonte me shume   prej aty kaloj tek “Spartaku “ i Shkodrës. Ne vitin 1953 kur ishte 16 vjeç tekniku Helepiani e beri pjese te ekipit te rive, ndërsa me 1954 kaloi tek “Puna” e Shkodres.

Dashamir Sherja, maratonisti kampion dhe …. historian

0

"Enciklopedia e sportit shkodran" është libri i dalë nga shtypi ditët e fundit dhe që i kushtohet tërësisht historisë së sportit shkodran. Një enciklopedi e vërtetë në të cilën përfshihen rreth 3 mijë sportistë, me qindra tituj kampion, medalje e trofe. Autori i këtij libri mbi 700 faqesh është Dashamir Sherja. Për ndokënd nga brezi aktual ndoshta një emër i panjohur por në fakt nuk është i tillë. Ai ka qenë një sportist kampion në atletikë. Ka lindur më 8 dhjetor 1942 në Tiranë por është rritur në Shkodër. Me atletikën dhe Vllazninë e nis herët, që në vitin 1956 por shkëputet prej saj për t'u rikthyer sërish në vitin 1965. Merr pjesë në vrapimet e gjata,konkurron në 5, 10, 20 dhe 30 km vrapim në rrugë, në 3000 m/p dhe maratonë. Në vitin 1965 zë vende të treta dhe të katërta në takimet që zhvillon atletika, pikërisht në garat e 5 mijë dhe 10 mijë metrave. Në nëntor të atij viti fiton garën e maratonës me kohën 2 orë, 43 minuta e 11 sekonda, duke arritur normën e "Mjeshtrit të Sportit", zë vendin e parë edhe si ekip dhe është vetëm pak sekonda larg rekordit kombëtar të kësaj gare.

Ndahet nga jeta ish- arbitri i futbollit Musa Bostania

0

Ditët e fundit është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare ish- arbitri i futbollit Musa Bostania. Ai ka arbitruar bashkë me kolegët e tjerë të kolegjiumit të Shkodrës në vitet 1979-86, kryesisht në ndeshjet e kategorisë së dytë si arbitër anësor por është shquar për disa tipare të veçanta që e kanë bërë atë shumë të respektuar nga të gjithë siç kanë qenë ndershmëria dhe korrektësia. Musaja natyrisht që nuk u ngjit në nivele të larta si arbitër megjithatë, është vlerësuar nga të gjithë si një njeri shumë i mirë. Ai kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje e cila i mori edhe jetën, ndoshta në mënyrë të parakohshme megjithatë do të kujtohet jo pak nga ato që e kanë njohur, që kanë bashkëpunuar me të dhe që ndoshta edhe janë arbitruar prej tij.

Ndahet nga jeta ish- futbollisti i Vllaznisë Kol Gjoni (Belaj)

0

Këto ditë është ndarë nga jeta ish- futbollisti i Vllaznisë Kol Gjoni (Belaj). Mbrojtësi i njohur i viteve '60, kishte disa kohë që vuante nga disa probleme, kryesisht me këmbët e tij megjithatë askush nuk e mendoi se do të ikte aq shpejt. Ndoshta ngaqë të gjithë e kujtonin të fortë siç ka qenë në fushën e lojës kur sulmuesit kundërshtarë e kishin të vështirë ta kalonin atë.

Isuf Pelingu, shkodrani “që la nam” si trajner në Lezhë

0
Ka lindur në vitin 1926 në Shkodër, në lagjen Perash dhe që fëmijë fillon të luajë futboll duke u inkuadruar më pas në rradhët...

Lem Kosova sportisti që shkëlqeu në tre lloje sportesh

0

Në vitet '50- '60 shumica e sportistëve nuk garonin vetëm në një lloj sporti por në disa prej tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Eqerem Kosovën ose ndryshe siç e thërrisnin të gjithë- Lemi. Ka lindur në Shkodër në vitin 1935 dhe sportin e nis në moshë të vogël por shpejt do të bëhej i njohur, madje jo vetëm në një disiplinë. Ai ka konkurruar me sukses në tre lloje sporti: boks, mundje dhe peshëngritje. Megjithatë suksesin më të madh e ka patur tek boksi ku dhe ka arritur të shpallet kampion kombëtar. Karriera e tij ka zgjatur nga viti 1952 deri më 1958 dhe ka qenë e suksesshme. Në vitin 1952 Lem Kosova duke përfaqësuar Vllazninë në kampionatin kombëtar të boksit që zhvillohej në Durrës, arriti të shpallej kampion në peshën e lehtë. Po në këtë vit, Lemi do të shpallej kampion edhe në sportin e mundjes klasike, në kampionatin që u zhvillua në Elbasan. Titujt kampion nuk do t'i ndahen sepse edhe në vitin 1953 do të shpallej kampion në boks, sërish në peshën e lehtë por këtë herë duke përfaqësuar ekipin e Spartakut të Shkodrës dhe jo atë të Vllaznisë. Edhe në mundje sërish kampion i vendit këtë vit dhe po me Spartakun.

Gani Muriqi, profesori i madh i çiklizmit

0

Gani Muriqi ka lindur në Shkodër në vitin 1937 dhe që i vogël, ndoshta duke parë edhe vëllanë më të madh- Fadilin tek stërvitej me biçikletë, vendos të ndjekë rrugën e tij. I futet sportit të çiklizmit me të cilin do të ushtrohej për 13-14 vjet duke fituar disa gara dhe të shkonte deri tek vendi i dytë, ai i nënkampionit të Shqipërisë në Rrethet Çiklistike.

Fahri Fani, gjyqtari dhe kuadri sportiv që la gjurmë me karrierën e tij

0

Mbetet një emër i shquar i sportit shkodran dhe atij shqiptar, gjyqtar futbolli ndër më të mirët e vendit dhe po ashtu, një kuadër i nderuar që ka ndihmuar në arritjen e rezultateve të larta sportive si nga ekipet ashtu edhe nga sportistët. Fahri Fani ka lindur në Shkodër më 31.12.1921.
Fahri Fani nuk ka patur aktivitet apo stazh në futboll por që në moshë të re 16-17 vjeç ai ka ngritur skuadrën e futbollit me shokët e lagjes "Rus i Madh" e më vonë me shokët e tij ka ngritur ekipet edhe në lagjet Dudas, Kiras etj, duke u stërvitur në fushën e Lamijes, pranë shkollës së Zooteknikës. Ai strërvitej bashkë me shokët e tij si Muhamet Dibra, Xhevdet Shaqiri, Ahmet Nuti, Tahir Puka, Rami e Isa Basha, Shefqet Halili etj. Në vitin 1942-43, me shokët e mësipërm si dhe me Pjerin Radovanin, Zef Berishën, Injac Gjelucin, Biter Shahinin, Ndue Palin etj (qershor 1942) kanë marrë pjesë në turneun e futbollit në Prizren, Pejë, Prishtinë ku u bë një aktivitet futbolli me sistem rrethi dhe Vllaznia zuri vendin e tretë ndërsa të parin e zuri ekipi i Prizrenit.

Ali Kullolli, futbollisti i talentuar i Vllaznisë së viteve ’50

0

Karriera e tij nuk ka qenë shumë e gjatë megjithatë është pjesë e historisë së futbollit shkodran. Bëhet fjalë për Ali Kullollin.
Ai ka lindur në Shkodër më 24 mars 1930 dhe fillimet e futbollit I ka në lagjen Rus Haslikej ku organizoheshin ndeshje me shokët e fëmijërisë si Xhevat Hajdari, Ethem e Zyhdi Bakalli, Isa Buletini, Vehbi Ademi, Shuajp Cufja, Lutfi Haliti, Xhevat Bilali, Avni Mula, Selah Muka, Shuajp Puka, Ethem Selmani, Xhevat Nehani, Fadil Gogoviq etj. Futbolli për të do të bëhej shumë I dashur.  Ai me shokët e tij madje kanë luajtur futboll edhe gjatë kohës së luftës. Në vitin 1946, në një ndeshje mes qendrave të punës duke luajtur kundër ekipit të Bahri Kavajës e Lutfi Halitit, u dallova dhe për këtë trajneri dhe mësuesi I paharruar Ibrahim Dizdari që ishte dhe gjyqtari I takimit, I afrohet Alisë dhe I thotë: “Ti patjetër duhet të vazhdosh futbollin”. Një fjali që djaloshin e entuziasmoi shumë. Por më pas ai do të shkonte ushtar në Gjirokastër bashkë me shkodranët e tjerë si Shaban Abdija, Ali Tepelija, Buto Smaja, Met Rraboshta, Mujo Dyli, Fadil Halluni, Qemal Spahija, Faik Pelingu etj dhe u aktivizua në ekipin e Divizionit të Gjirokatrës me të cilin zunë vendin e parë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI