Lajm i hidhur: Erkand Qerimaj, pozitiv në testin antidoping

0

Peshëngritësi shkoran Ekand Qerimaj ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalyas, aty ku ai doli kampion Europe në peshën 77 kg. Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, subtanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit.

Bala e Prroni pjesë e kombëtares shqiptare në Europian

0
Ndër 12 sportistët e zgjedhur nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes për të përfaqësuar vendin tonë në Kampionatin Europian që do zhvillohet javën e ardhshme në Tiranë, janë edhe dy peshëngritës shkodranë. Bëhet fjalë për Isa Balën që do konkurrojë...

Trajneri Petrit Hoxha: Politika, larg duart nga peshëngritja

0
Trajneri i peshëngritjes bën thirrje që në krye të këtij sporti të vendosen persona të kualifikuar, të zhvillohet një seleksionim për grupmoshat dhe të aplikohen plane stërvitore nga 1-5 vjeçare. Petrit Hoxha, aktualisht trajner peshëngritjeje, bën thirrje që politika...

Romela Begaj: Harxhova 70 mijë euro nga kursimet e mia në gjyqe, ndryshe nga...

0
Peshëngritësja Romela Begaj vazhdon të vuajë nga pezullimi i marrë për përdorim doping. Peshëngritësja që në shumë raste ka ngritur lart flamurin shqiptar, në një prononcim për FAN Zone në Supersport, është shprehur se nuk ka pasur përkrahje nga...

Erkand Qerimaj: Do t’u kthehemi sërish medaljeve

0
Peshëngritësi shkodran flet pas marrjes së medaljes së bronztë të Botërorit, synon Evropianin e Gjeorgjisë. Medalja e bronztë e fituar para 13 muajsh në Botërorin e Ahaneimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më në fund është varur në qafën...

Peshëngritësit përplasen me KOKSH-in për përjashtimin dyvjeçar

0
Peshëngritja shqiptare është jashtë Lojërave Mesdhetare të Tarragonës, që do të zhvillohet në muajin qershor, dhe Olimpiadës së ardhshme “Tokio 2020”. Një vendim ky i publikuar pas një proteste dhe debati të ashpër të drejtuesve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar...

ALMANAK/ Sot është ditëlindja e ‘Mjeshtrit të Europës’ në peshëngritje Genc Barkiçi

0
Ai vetë nuk është në gjendje të bëjë një bilanc të sukseseve të tij. Madje sa herë që të rrish me të, ai do të kujtojë diçka që nuk e ka thënë në bisedën e mëparshme. E kemi fjalën...

Skandal në peshëngritje, burokracitë pengojnë që Kampioni i Europës të marrë shpërblimin në kohë

0
Peshëngritja shqiptare nuk po gjen qetësi. Pas përplasjes midis Erkand Qerimajt dhe trajnerit Zef Kovaçi, tani një tjetër shqetësim ka mbërthyer shtangën dhe komunitetin e saj. Edhe pse ligji detyron institucionet të operojnë brenda afateve për dhënien e shpërblimit...

Trajnerët e peshëngritjes nisin leksionet me rusin Ringert

0

21 trajnerë të peshëngritjes shqiptare, mes të cilëve edhe ai i Vllaznisë- Muhamet Tuzi, që nga paraditja e djeshme, kanë nisur kursin e kualifikimit me të dërguarin e Federatës Botërore të Shtangës, rusin David Ringert. Ka qenë një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa institucioni i olimpizmit shqiptar, nëpërmjet solidaritetit olimpik, bëri të mundur ardhjen e një figure të madhe të peshëngritjes botërore për trajnerët tanë.

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe

0
Me rezultatin 150 kg në shkëputje, Erkand Qerimaj i trazoi jo pak ujërat në baterinë A, duke i vendosur në presion rivalët, e këtë e pranon edhe vetë shkodrani pas marrjes së medaljes së artë, teksa në një prononcim...