Pas Sukaj, edhe Teli shpallet kampion në Azerbajxhan
Pas Xhevahir Sukajt, një tjetër futbollist shkodran shpallet kampion në një vend tjetër. Bëhet fjalë për Admir Telin. Mbrojtësi 34 vjeçar sot ka festuar...
Balaj jep asist dhe Rijeka fiton ndaj Splitit të Cikalleshit
Bekim Balaj nuk ka shënuar sot në fitoren e skuadrës së tij Rijeka ndaj ekipit të Splitit megjithatë ka qenë protagonist me lojën e zhvilluar dhe asistin e dhënë tek goli i dytë. Rijeka ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Splitit, skuadër në të cilën luan shqiptari tjetër-Sokol Cikalleshi. Kjo ka qenë ndeshje e vlefshe për javën e 31-të të kampionatit kroat. Spliti ishte shumë afër golit me anë të një goditje të lirë të ekzekutuar mjaft bukur nga Sokol Cikalleshi në minutën e 39-të nga rreth 25 metra, por topi pasi ndryshoi drejtim u kontrollua nga portieri Vargiç. Shkodrani Bekim Balaj i shënon gol edhe Dinamos së Zagrebit
Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj ka arritur të shënojë gol për ekipin e tij, Rijeka në takimin kundër gjigandëve të kampionatit kroat, Dinamo Zagrebit ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit kroat.Futbollisti realizoi në minutën e 31-të të takimit, duke i dhënë avantazhin e përkohëshëm Rijekës.Në pjesën e dytë Dinamo e Zagrebit barazoi me anë të Pjaca dhe kaloi në avantazh në minutën e 88′ falë Sigalit, por në minutat shtesë Rijeka barazon rezultatin me anë të Radosevic i cili vulosi fatin e këtj takimi në 2-2. Ky ishte goli i 4 i Balajt me fanelën e Rijekës, dhe tashmë ky ekip e sheh veten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 53 pikë. Bekim Balaj shënon gol kundër Hajdukut të Splitit
Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka arritur të shënojë edhe golin e parë në kampionatin kroat të futbollit me skuadrën e tij të re, Rijekën....
Armando Vajushi në Serinë A. Firmos për Chievo Verona
Mesfushori shkodran Armando Vajushi, është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Kievos. Futbollisti shqiptar ka lënë ekipin bullgar të Liteksit të Loveçit, duke nënshkruar...
Arrihet marrëveshja. Armando Vajushi firmos nesër me Chievon
Më në fund është arritur marrëveshja dhe Armando Vajushi nesër do të firmosë me skuadrën e Serisë A në Itali- Chievon. Kishte ditë që...
Vajushi: Më kërkon Legia por edhe tre klube italiane
Mesfushori shkodran Armando Vajushi prej pak ditësh ndodhet pranë familjes së tij për të kaluar festat e fundvitit dhe kuptohet që gjatë kësaj periudhe,...
Hamdi Salihi dy gola sot për ekipin e tij izraelit

Sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare ka shënuar një dopietë në fitoren e Hapoel Ironi Akko në transfertë ndaj Hapoel Raanana, me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit izraelit.
Bomberi kombëtares shqiptare ka rezultuar deçiziv në fitoren e parë të arritur nga Hapoel Ironi Akko në këtë sezon, duke parë që pas javës së pestë kishte arritur vetëm tre barazime dhe dy humbje, një fitore që e ka shkëputur skuadrën e tij nga fundi renditjes. Ky është goli i tretë për Salihin në gjashtë javë të luajtura në Izrael.
Ndue Mujeci shpallet kampion i Letonisë me Ventspils
Ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i Adës Ndue Mujeci sot është shpallur kampion i Letonisë me ekipin Ventspils. Ai ka qenë një nga protagonistët kryesorë të këtij ekipi në këtë sukses sepse ka luajtur në 31 nga 34 ndeshjet e tij duke dhënë një kontribut të madh edhe me golat e shënuar, plot 12. Ky natyrisht që është një sukses i madh për këtë futbollist vetëm 21 vjeçar. Në këtë mënyrë, që në sezonin e parë jashtë Shqipërisë, ai ka arritur të jetë një lojtar i rëndësishëm për kampionen e Letonisë- Ventspils. Vajushi shënon gol në fitoren e Liteksit ndaj Lokomotivës
Mesfushori shkodran Armando Vajushi rikthehet të jetë protagonist për skuadrën e tij Liteks. Ai sot ka qenë edhe autor i njërit prej golave që shënuan fitoren e saj 4-2 ndaj Lokomotivës së Sofjes. Shkodrani ka shënuar në minutën e 17-të nga pika e bardhë duke e çuar rezultatin në ato momente në shifrat 2-0. Në këtë mënyrë bjondi 22 vjeçar vazhdon ta thotë fjalën e tij në kampionatin bullgar ndërkohë që ky mund të jetë sezoni i fundit që luan aty madje nuk përjashtohet mundësia që të ikë edhe në janar për në ndonjë kampionat më të fortë. 


















