Bekim Balaj nuk ka shënuar sot në fitoren e skuadrës së tij Rijeka ndaj ekipit të Splitit megjithatë ka qenë protagonist me lojën e zhvilluar dhe asistin e dhënë tek goli i dytë. Rijeka ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Splitit, skuadër në të cilën luan shqiptari tjetër-Sokol Cikalleshi. Kjo ka qenë ndeshje e vlefshe për javën e 31-të të kampionatit kroat. Spliti ishte shumë afër golit me anë të një goditje të lirë të ekzekutuar mjaft bukur nga Sokol Cikalleshi në minutën e 39-të nga rreth 25 metra, por topi pasi ndryshoi drejtim u kontrollua nga portieri Vargiç. Edhe Balaj pati një mundësi në minutën e 55-të, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit pas një topi të rikthyer nga portieri Zagorac.Dy golat e fitores të Rijeka-s u shënuan nga Tomasov (75’) dhe Ivançiç (90’+1), teksa në golin e dytë gjithçka erdhi pas krosimit të Bekim Balajt, një asist i shkodranit. (Në foto Balaj pas asistit).Kjo ishte fitorja e katërt rresht e Rijeka-s, ndërsa Spliti pësoi humbjen parë pas katër ndeshjesh.Të dy futbollistët e kombëtares shqiptare vazhdojnë të bëjnë paraqitje të mira në kampionatin kroat duke qenë protagonistë për ekipet e tyre.