Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj ka arritur të shënojë gol për ekipin e tij, Rijeka në takimin kundër gjigandëve të kampionatit kroat, Dinamo Zagrebit ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit kroat.Futbollisti realizoi në minutën e 31-të të takimit, duke i dhënë avantazhin e përkohëshëm Rijekës.Në pjesën e dytë Dinamo e Zagrebit barazoi me anë të Pjaca dhe kaloi në avantazh në minutën e 88′ falë Sigalit, por në minutat shtesë Rijeka barazon rezultatin me anë të Radosevic i cili vulosi fatin e këtj takimi në 2-2. Ky ishte goli i 4 i Balajt me fanelën e Rijekës, dhe tashmë ky ekip e sheh veten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 53 pikë. Paraqitjet e sulmuesit shkodran me këtë ekip janë shumë të mira dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit dhe stafi teknik e shohin si pikë referimi të skuadrës. Natyrisht që me paraqitje të tilla vlerat e lojtarit rriten dhe mbase shumë shpejt atë do ta shohim në një kampionat tjetër.
© shkodrasport.com