“Atletik Klub” merr fitoren e dyte ne kampionatin kombetar te futbollit te femrave. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin “Zmijani”, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 8-te te tij.

Vajzat shkodrane te drejtuara nga trajneri Ditmir Rakaj kane fituar me rezultatin e paster 4-0 ndaj ekipit te Lushnjes. Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene nje dhe e vetmja: Iris Armoku.

Sulmuesja kryesore e ketij ekipi i ka shenuar te kater golat, dy prej te cileve ne pjesen e pare, pikerisht ne minutat 32 dhe 44 dhe dy ne te dyten ne minutat 62 dhe 85.

Me fitoren e sotme, “Atletik Klub” eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe mban po ashtu vendin e shtate ne renditje. Ajo ka arritur 2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje ne ndeshjet e deritanishme ndersa golaverazhi i tij eshte 13-25.

Javen e ardhshme “Atletik” do te luaje ne Durres ndaj Teutes ku padyshim qe do te kerkoje te marre nje tjeter rezultat pozitiv sepse synimet e tij jane per t’u ngjitur edhe ndonje vend ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/