Sfida e rradhes per ekipin e Vllaznise dhe tashme gjithçka duket gati per ballafaqimin e neserm ndaj Dinamos, i cili do te luhet ne oren 19:45 ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Shkodranet kane zhvilluar sot seancen e fundit e cila eshte kryer ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi”. Nga sa eshte pare, tashme edhe formacioni i tyre eshte pervijuar.

E vetmja dileme nga sa eshte pare, eshte ajo se kush do te jete ne maje te sulmit. Deri dje ne stervitje eshte provuar serish maqedonasi Djurdjevic si sulmues i mirefillte, ndersa sot ka qene kroati Aralica.

Trajneri Brdariç do te vendose neser perfundimisht per kete dileme, nderkohe qe te tjeret tashme jane te percaktuar. Duke filluar nga portieri Zogoviç e per te vijuar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Gurishta, Adili, Diagne dhe Hakaj.

Ne mesfushe do jete treshja Krymi, Jonuzi dhe Da Silva, ndersa dy sulmuesit anesore do luajne si zakonisht ne keto ndeshjet e fundit Latifi dhe A. Hoxhaj. Objektivi i kesaj 11-she padyshim qe do te jete fitorja e ndeshjes ndaj Dinamos mbremjen e neserme./SHKODRA-SPORT.COM/