Deklaratat e trajnerit Edi reja se Armando Broja duhet të rregullojë sjelljen e nuk ka vend në grupin e tij nëse nuk mëson edhe të mbrojë, kanë acaruar dukshëm një ikonë të futbollit shqiptar si Sokol Kushta.

Ish-sulmuesi, me një status në rrjetet sociale, i është kundërvënë trajnerit italian të përfaqësueses, duke mbështetur në këtë rast djaloshin 20-vjeçar.

“Urime Broja… Karakteri është gjë e madhe. Ai trashëgohet… Mos lejo asnjë njeri të ta prishi atë. Mos lejo njeri të të bëjë dele… Me punën tënde do t’i bësh të gjithë dashakeqët t’i gëlltisin ato që thonë.

Ti e more mësimin negativ të këtyre njerëzve. Prandaj stërvitu fort. Ti je pasqyra më e mirë e futbollit shqiptar… Vazhdo të na kënaqësh me golat e tu…”, ishte mesazhi i Kushtës për sulmuesin e njëkohësisht edhe për Edi Rejan që nuk e ka në konsideratë aq shumë sa mund të mendohet futbollistin e ri.