Turneu I 8-të ndërkombëtar I xhudos I zhvilluar një ditë më parë në Shkodër është mbyllur me sukses. Pjesmarrja e 200 sportistëve nga ekipe të vendeve të Rajonit ka qenë sigurisht që tregues I rëndësisë së këtij aktiviteti. Konkurrenca për të zënë vendin e parë natyrisht ka qenë e madhe në renditje ekipore pasi pjesmarrës ka qenë një ekip rumun, një ekip bullgar, gjashtë ekipe të Malit të Zi, tetë ekipe të Kosovës dhe tre ekipe të Shqipërisë. Në fund të turneut, në bazë të pikëve të grumbulluara, ekipi I Vllaznisë është renditur I pari duke lënë në të dytin ekipin e Policit të Kosovës dhe në të tretin Akademinë e Nikshiqit të Malit të Zi.

Ndër sportistët më të mirë janë vlerësuar Kasander Kovaçi, Damian Çuni e Reoland Vasija të Vllaznisë si dhe Dardan Cena I Policit të Prishtinës.  Niveli I ndeshjeve të zhvilluara ka qenë I lartë por në mbarëvajtjen e tyre ka ndihmuar edhe gjykimi korrekt I dy gjyqtarëve rumunë, një nga Mali I Zi, një nga Kosova dhe dy të Shqipërisë. Turneu është drejtuar me shumë kompetencë nga Aurora Shkoza ndërkohë që ky edicioni I tetë I tij I organizuar nga Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Sportklu Vllaznia dhe Akademinë Albania Judo Kodokan, ka vlerësuar me çertifikatë mirënjohje edhe disa nga pjesmarrësit e rregullt në këtë aktivitet. Ajo që mbetet të themi në fund është se turneu I tetë “Vllaznia Cup” është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme me një pjesmarrje si asnjëherë tjetër dhe kjo ka më shumë rëndësi se asgjë tjetër.

Gjergj KOLA