Salihi edhe dy gola të tjerë në Kinë. Me 8 gola është i treti
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi vazhdon të shënojë në Kinën e largët. Ai e ka bërë këë gjë edhe ditën e djeshme teksa ka shënuar dy gola për skuadrën e tij, duke e ndihmuar atë të fitojë 3-0 ndaj kundërshtarit të rradhës. Jiangsu, skuadra ku luan shkodrani ëshë ndeshur me Qiangso. Ka qenë pikërisht Salihi ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 35-të. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me këtë gol ndërsa në minutën e 64-të ka shënuar një tjetër futbollist golin e dytë ndërkohë që Salihi në minutën e 73-të do të shënonte edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin për të personal. Ka qenë një kros nga e djathta dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare ka kërcyer bukur me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Në këtë mënyrë, me këtë rezultat është mbyllur krejt ndeshja dhe me këtë trepikësh të marrë, Jiangsu është ngjitur në kuotën e 20 pikëve duke qenë në vendin e gjashtë në renditje. Pothuajse zyrtare, Armando Vajushi pranë kalimit tek CSKA
Armando Vajushi, është një hap CSKA-së. Katër ditë më parë se CSKA-ja interesohej për shkodranin dje gjërat janë bërë serioze. Vetëm zyrtarizimi bën që...
Armando Vajushi: Tek Vllaznia duhen vepra dhe jo fjalë
Armando Vajushi, lojtari i ri shkodran që është pjesë e ekipit të Liteksit në Bullgari, e sheh me nota jo shumë pozitive situatën që...
Hamdi Salihi i jep fitoren Jiangu në ’93. Goli i gjashtë në kampionat
Tjetër gol për Hamdi Salihin. E ka bërë edhe sot këtë gjë duke shënuar, madje një gol shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij...
Elseid Hysaj, një histori përrallash për shkodranin e kombëtares!
Asnjë nuk mund ta dëshmojë, por e sigurt është se Gëzim Hysajt, të atit të Elseidit (Elsi për shokët), do t’i jenë mbushur sytë me lot në ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji, më 6 shkurt të këtij viti, pra thuajse vetëm katër muaj më parë, kur ka parë të birin teksa debutoi me fanelën kuqezi. Vetëm 18-vjeç, mbrojtësi zbriti në fushë në pjesën e dytë, duke u bërë kështu i treti futbollist më i ri që debutonte me Shqipërinë, pas Iljaz Çeços dhe Blendi Nallbanit (nën 18-vjeç). Një krenari për familjen Hysaj, e cila nga Shkodra, duke parë vështirësitë ekonomike të asaj kohe në Shqipëri, emigroi drejt Italisë, kur Elsi kishte vetëm dy muaj që kishte lindur. Ishte koha kur thuajse të gjithë shqiptarët emigronin për një punë më të mirë dhe për t’i dërguar para familjes, në vështirësi ekonomike, pasi Shqipëria vinte menjëherë pas regjimit komunist. Edon Hasani mes ofertash. “Mund të lëvizi nga Liteksi këtë verë”
Pas Armando Vajushit, një tjetër futbollist shkodran pritet të spikasë në kampionatin bullgar të futbollit. Bëhet fjalë për mesfushorin 21 vjeçar Edon Hasani. Siç dihet, që nga sezoni I kaluar, edhe ai është bashkuar me Liteksin duke firmosur një kontratë të gjatë me të. Por ky sezon që sapo është mbyllur, nuk ka aq I mirë sa pritej. Ndoshta ngaqë ish-lojtari I Vllaznisë ka qenë edhe disi I pafat sepse pikërisht në momentin kur filloi të luante, u dëmtua dhe kaloi një periudhë të gjashtë jashtë fushës së lojës. Për t’u rikthyer sërish në 5 javët e fundit të kampionatit kur ai ka qenë titullar duke I luajtur të plota këto ndeshje. Në total janë 9 ndeshje aktivizim të tij me Liteksin ose 501 minuta lojë në kampionat duke bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë. De Biazi publikon 18 lojtarët për Norvegjinë, janë Teli, Vajushi
De Biazi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të 7 qershorit me Norvegjinë në Tiranë. Nëse ndihmësit e tij kanë zbritur në terren...
Bekim Balaj mund të largohet nga Sparta e Pragës gjatë verës
Bekim Bala dhe Sparta e Prages do te ndahen shume shpejt. Ky eshte lajmi qe eshte mesuar nga njerez te afert me lojtarin qe...
Gent Lisha: I shokuar me ftesën në Kombëtaren shqiptare
Më datat 24, 25 dhe 26 maj luhen ndeshjet eliminatore te Kampionatit Botëror në volejboll për meshkuj e femra. Kombëtarja e meshkujve do t’i luajë takimet e saj në Shkup të Maqedonisë, ku rivale janë edhe Ukraina e Mali i Zi. Risi e këtyre eliminatoreve do të jetë i riu Gert Lisha, me pozicionin e pasuesit të grumbulluar nga trajneri Ylli Tomori. Volejbollisti i “Naperville North” në Ilinois, prej fillimit të muajit ka qenë nën urdhrat e eprorit kuqezi si pjesë e kombëtares së rrjetës, premierë për të. Grumbullimi i tij me Kombëtaren shqiptare ka bërë jehonë jo pak edhe në mediat amerikane, ku ai jeton me familjen. Salihi shënon sërish në Kinë. Goli i pestë për të në kampionat
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shënuar përsëri në kampionatin kinez të futbollit për skuadrën e tij Jiangsu Sainty. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme...


















