Vajushi protagonist për Liteksin në miqësoren e fundit të fituar

Futbollisti shkodran Armando Vajushi është shfaqur edhe njëherë si protagonist në miqësoren e fituar së fundi nga skuadra e tij Liteks ndaj Chavdar Etropole me rezultatin 2-0. Ai ka qenë protagonist në të dy golat duke dhuruar asiste mjaft të mira për autorët e të dy golave në minutat 32 dhe 52. Kjo ka qenë miqësorja e fundit për Liteksin në prag të rifillimit të fazës së dytë të kampionatit bullgar të futbollit. Fazë kjo që fillon me një ndeshje shumë të fortë për skuadrën e Vajushit teksa të shtunën e ardhshme ajo do të përballet me CSKA të Sofjes. Në prag të nisjes së ndeshjeve të fazës së dytë, forma sportive e Vajushit është shumë e mirë.

Hamdi Salihi është “OK”. Do luajë në Ligën e Kampioneve të Azisë

Frika e ndonjë problemi në mushkëri siç ka shkruar "Uashington Post" pak ditë më parë, ka rënë poshtë për sulmuesi shkodran Hamdi Salihi. Ndryshe nga sa thuhej, ai jo vetëm që është federuar me skuadrën kineze Jiangsu Saint por ka udhëtuar me të drejt Japonisë ku pasnesër do të luajë ndeshjen e tij të parë zyrtare me këtë skuadër, pikërisht atë të vlefshme për Champions League të Azisë ndërmjet Fc Seoul dhe Jiangsu Saint. Trajneri i skuadrës kineze, serbi Dragan Okuka në një intervistë për "FIFA.com" këto ditë ka ngritur lart vlerat e sulmuesit shqiptar teksa ka thënë:

Teli shënon në shtesë dhe i jep fitoren 3-2 ekipit të Karabakut

Mbrojtësi shkodran Admir Teli ka shënuar sërish për ekipin e tij Karabak Agdam  në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme të vlefshme për kampionatin...

Serjan Hotaj, një shkodran që kërkon suksesin në Belgjikë

Ka vetëm pak kohë në Belgjikë dhe menjëherë ka rënë në sy për veçantitë e tij në lojën e futbollit. Serjan Hotaj është 16...

Kinezët stepen. Hamdi Salihi me probleme në mushkëri

Intrigë nga Amerika. Hamdi Salihi nuk është zyrtarizuar ende si një futbollist i skuadrës kineze, Jiangsu Sainti FC. Edhe pse më datë 4 shkurt uebsajti i këtij klubi, por edhe nga ish-skuadra e tij, DC Junajtid patën lajmëruar arritjen e akordit mes lojtarit dhe klubit klinez gjithçka mbulohet nga një lajm kontradiktor që vjen nga e përditshmja prestigjioze “Uashington post”. Sipas kësaj të fundit Salihi nuk ka firmosur ende, por vazhdon të jetë në tratativa me kinezët. Arsyeja lidhet me shëndetin e sulmuesit. Pasi ka mbërritur në Turqi, Salihi ka bërë vizitat mjekësore, por drejtuesit e klubit kinez nuk janë bindur tërësisht pasi, sipas “Uashington post”, kanë vërejtur probleme në frymëmarrje (në mushkëritë) e shkodranit.

Bekim Balaj as në pankinën e Spartës sonte ndaj Çelsit

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj nuk ka arritur të bëjë realitet ëndërrën e tij për të luajtur në takimin e mbrëmjes së sotme ndaj Çelsit...

Elseid Hysa, për 500 mijë euro drejt një ekipi të “Serisë A”

Një prej kampionateve më të ndjekur dhe më të fortë në Evropë, siç është ai i Italisë, mund t’i shtohet shumë shpejt edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, i cili pas Canës, Bogdanit, Çanit dhe Ujkanit mund të bëhet legjionari ynë i 5-të në Serinë A.
Mbrojtësi i përfaqësueses sonë, i cili aktivizohet në Serinë B me Empolin, pas paraqitjeve të mira në këtë sezon me klubin ku luan dhe debutimit me Shqipërinë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë i ka shtuar shumë kredenciale profilit të tij, duke rënë në sy të shumë skuadrave të njohura.

Hamdi Salihi: Ja pse zgjodha Kinën për të vazhduar karrierën

Nga Amerika në Kinë. Hamdi Salihi ka nisur një aventurë të re te skuadra e Jiangsu Santit. Ka nënshkruar për një vit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Ka shkuar te nënkampionët e Kinës, por gjithsesi mbetet një sakrificë, ndaj edhe zgjedhja e tij ka qenë për të siguruar të ardhmen. “Ndonjëherë njerëzit kujtojnë se ne futbollistët flemë në stadium, por nuk është ashtu. Kemi edhe ne familje dhe duhet të mendojmë për të ardhmen”, – është përgjigja e Salihit kur pyetet se përse nuk zgjodhi një skuadër europiane.

Elseid Hysaj: Kombëtarja, një ëndërr e bërë realitet

Vetëm 5 vite më parë luante akoma në Shkodër, ndërsa më datë 6 shkurt të këtij viti, Elseid Hysaj debutoi me Kombëtaren, pas një sezoni fantastik me Empolin. 19-vjeçari është lojtari i tretë më i ri që ka luajtur me përfaqësuesen tonë, dhe ky duket se është vetëm fillimi. Në një intervistë për portalin “Asport. Info”, mbrojtësi shkodran shprehet i befasuar dhe ende nuk arrin ta besojë se ka veshur fanellën kuqezi, atë fanellë që ai e ka ëndërruar gjithmonë. Një djalosh shumë i talentuar dhe i dashur, Elsi duket se ka ato cilësi që e bëjnë një njeri të madh, dhe mbase një lojtar të tillë në të ardhmen.

Xhevahir Sukaj shënon sërish gol dhe i jep fitoren 1-0 Sepahanit

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj shënon sërish. E ka bërë këtë gjë edhe në ndeshjen e sotme teksa ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm me vlerë trepikësh për Sepahanin. 25 vjeçari ka shënuar në minutën e 81-të të ndeshjes golin e vetëm të saj dhe skuadra e tij ka mundur kësisoj 1-0 ekipin Rah Ahan. Ndeshja në fakt u duk se po shkonte drejt barazimit pa gola por nuk do mendonte kështu Sukaj që 9 minuta para fundit të ndeshjes, ka shënuar një gol me mjaft vlera.