Sparta e çon tek ekipi “B”, Bekim Balaj shpërthen me gola

Hamdi Salihi shënon 2 gola dhe i jep barazimin ekipit të tij

Sukaj e Vajushi në fushë por skuadrat e tyre kanë humbur sot

Dy futbollistët shkodranë, Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi kanë qenë në fushë sot për skuadrat e tyre por pa i ndihmuar ato me gola për t'i fituar ndeshjet. Sepahani i Sukajt ka luajtur në Ligën e Kampioneve të Azisë në transfertë me skuadrën e Katarit Al Gharafa. Ndeshja ka nisur mirë për iranianët që kanë shënuar madje të parët që në minutën e 14-të por pa kaluar dy minuta skuadra vendase ka barazuar. Në pjesën e dytë Sepahani ka pësuar edhe dy gola të tjerë duke humbur kësisoj 1-3. Sukaj nuk ka mundur të bëjë dot asgjë në këtë ndeshje për të ndihmuar skuadrën e tij për arritjen e një rezultati pozitiv.
Salihi 30 minuta në fushë ndaj japonezë të Vegalta por… s’ka gol

Hamdi Salihi s’ndalet. Tre ndeshje- tre gola në Kinë me Jiangsu

Armando Vajushi zgjidhet lojtari i javës në kampionatin bullgar

Armando Vajushi shpallet futbollisti më i mirë i javës së 16-të në kampionatin bullgar. Talenti shkodran i Liteksit ka marrë 12 vota në anketën që bëhet nga mediat sportive në Bullgari. Dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj CSKA-së së Sofjes e kanë shndërruar Vajushin në heroin e Liteksit. Fitorja e skuadrës së trajnerit Hristo Stoiçkov ka qenë shumë e rëndësishme, aq më tepër në një fushë ku Liteksi kishte më shumë se një dekadë pa fituar. Protagonist absolut ka qenë mesfushori me tipare sulmuese, i cili në anketën e javës së fundit ka thyer edhe një tjetër “rekord”.
Sukaj s’ndalet. Shënon golin e 10-të në kampionatin iranian

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj nuk ka të ndalur në shënimin e golave në Iran. Pas dy golave të shënuar pak ditë më parë në ndeshjen që Sepahan luajti në Ligën e Kampioneve të Azisë, ai ka shënuar edhe sot në ndeshjen e vlefshme për kampionatin iranian të futbollit. Sepahani luante në transfertë me ekipin Gohar Zakros dhe ka fituar me rezultatin 4-1. Golin e parë për të e ka shënuar pikërisht Sukaj që në minutën e 9-të të ndeshjes duke i hapur rrugë kështu fitores së skuadrës së tij.
Salihi gol dhe asist. I jep Superkupën e Kinës ekipit Jiangsu
Hamdi Salihit i është dashur pak kohë për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit kinez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë njeriu i ndeshjes në Superkupën e Kinës, të fituar 2-1 nga Jiangsu Sainty përballë Guangzhou Evergrande, skuadrës që drejtohet nga i mirënjohuri Marçelo Lipi dhe që në vitet e fundit ka dominuar futbollin kinez. Në këtë mënyrë duket se ky njeri nuk do ndalet asnjëherë së shënuari.
Vajushi shënon dy gola me dedikim dhe i jep fitoren Liteksit

Mesfushori shkodran Armando Vajushi është shfaqur sërish protagonist për skuadrën e tij Liteks. Madje në ndeshjen e sotme, ka qenë heroi i saj teksa ka shënuar të dy golat e ndeshjes duke i dhënë fitoren 2-0 Liteksit në transfertën e vështirë me CSKA-në e Sofjes. 21 vjeçari shkodran golin e parë e ka shënuar që në minutën e 6-të të ndeshjes duke i dhënë njëfarë qetësie trajnerit Stoiçkov ndërsa të dytin në minutën e 56-të duke i dhënë qetësinë përfundimtare të fitores.
Hamdi Salihi shënon për kinezët e Jiangsu në Ligën e Kampioneve
