“Shpërthen” Sukaj, dy gola në Ligën e Kampioneve të Azisë

Pas Hamdi Salihit, një tjetër shkodran shënon në Ligën e Kampioneve të Azisë. Rradha ka qenë për Xhevahir Sukajn i cili ka shënuar dy nga tre golat e ndeshjes se fituar me rezultatin 3-0 nga Sepahani ndaj Al Nasr Dubai. Salihi ka shënuar dy golat e parë në këtë ndeshje. Goli i parë i tij është shënuar në minutën e 22-të duke kaluar në avantazh Sepahanin. Me këtë gol të vetëm është mbyllur pjesa e parë ndërsa në të dytin e ka shënuar në minutën e 80-të teksa ka vulosur fitoren megjithatë do të shënohej edhe një gol tjetër në minutën e 86-të me anë të Ebrahimit.
Elseid Hysaj, 90 minuta si titullar me Empolin edhe ndaj Padovës
Vajushi protagonist për Liteksin në miqësoren e fundit të fituar

Futbollisti shkodran Armando Vajushi është shfaqur edhe njëherë si protagonist në miqësoren e fituar së fundi nga skuadra e tij Liteks ndaj Chavdar Etropole me rezultatin 2-0. Ai ka qenë protagonist në të dy golat duke dhuruar asiste mjaft të mira për autorët e të dy golave në minutat 32 dhe 52. Kjo ka qenë miqësorja e fundit për Liteksin në prag të rifillimit të fazës së dytë të kampionatit bullgar të futbollit. Fazë kjo që fillon me një ndeshje shumë të fortë për skuadrën e Vajushit teksa të shtunën e ardhshme ajo do të përballet me CSKA të Sofjes. Në prag të nisjes së ndeshjeve të fazës së dytë, forma sportive e Vajushit është shumë e mirë.
Hamdi Salihi është “OK”. Do luajë në Ligën e Kampioneve të Azisë

Teli shënon në shtesë dhe i jep fitoren 3-2 ekipit të Karabakut
Serjan Hotaj, një shkodran që kërkon suksesin në Belgjikë
Kinezët stepen. Hamdi Salihi me probleme në mushkëri

Intrigë nga Amerika. Hamdi Salihi nuk është zyrtarizuar ende si një futbollist i skuadrës kineze, Jiangsu Sainti FC. Edhe pse më datë 4 shkurt uebsajti i këtij klubi, por edhe nga ish-skuadra e tij, DC Junajtid patën lajmëruar arritjen e akordit mes lojtarit dhe klubit klinez gjithçka mbulohet nga një lajm kontradiktor që vjen nga e përditshmja prestigjioze “Uashington post”. Sipas kësaj të fundit Salihi nuk ka firmosur ende, por vazhdon të jetë në tratativa me kinezët. Arsyeja lidhet me shëndetin e sulmuesit. Pasi ka mbërritur në Turqi, Salihi ka bërë vizitat mjekësore, por drejtuesit e klubit kinez nuk janë bindur tërësisht pasi, sipas “Uashington post”, kanë vërejtur probleme në frymëmarrje (në mushkëritë) e shkodranit.
Bekim Balaj as në pankinën e Spartës sonte ndaj Çelsit
Elseid Hysa, për 500 mijë euro drejt një ekipi të “Serisë A”

Një prej kampionateve më të ndjekur dhe më të fortë në Evropë, siç është ai i Italisë, mund t’i shtohet shumë shpejt edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, i cili pas Canës, Bogdanit, Çanit dhe Ujkanit mund të bëhet legjionari ynë i 5-të në Serinë A.
Mbrojtësi i përfaqësueses sonë, i cili aktivizohet në Serinë B me Empolin, pas paraqitjeve të mira në këtë sezon me klubin ku luan dhe debutimit me Shqipërinë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë i ka shtuar shumë kredenciale profilit të tij, duke rënë në sy të shumë skuadrave të njohura.
Hamdi Salihi: Ja pse zgjodha Kinën për të vazhduar karrierën
