Franc Ashiku pjesmarrës në “Turneun e më të mirëve” në Tiranë

0

Ka nisur sot në Tiranë "Turneu i më të mirëve" në shah me pjesmarrjen e 10 shahistëve më të mirë të vendit. Ndër to, është edhe shkodrani i talentuar Franc Ashiku. Në ndeshjen e ditës së parë, shkodrani 19 vjeçar është ndeshur me një nga më të mirët e vendit, Ilir Seitajn. Siç bëhet e ditur, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e cila ka zgjatur rreth 4 orë e gjysëm dhe po shkonte drejt barazimit por në fund një gabim i Ashikut, i ka dhënë fitoren kundërshtarit. Pavarësisht kësaj humbje, ai shpreson shumë që në tetë ndeshjet e ardhshme të bëjë paraqitje të mirë dhe të pretendojë për të zënë një vend nderi.

Vëllezërit Vatnikaj, “flamujt” kuqezi, që po sfidojnë Europën, por edhe përtej

0

Deri tani pak kush i njeh në Shqipëri, por shumë shpejt mund të bëhen të njohur dhe këtu. Pavarsisht se janë shqiptar, lindur dhe rritur këtu, duket se vëllezërit Valdrin dhe Arjan Vatnikaj njihen më shumë nga europianët dhe përtej kontinentit të vjetër, se sa në vendin tyre. E kjo falë punës, përkushtimit dhe arritjeve të këtyre dy vëllezërve, të cilët në sportin e Taj-boksit janë bërë shumë të njohur, pasi të tilla kanë qenë sukseset, deri kampion Europe dhe Bote. Me pak fjalë, janë edhe dy “flamuj” të tjerë kuqezi, që po valviten me sukses në arenat e ndryshme sportive në çdo vend të Botës.

Më 18-19 maj kupa “Agim Tafili” nga Federata Shqiptare e Çiklizmit

0

E planifikuar për t'u zhvilluar gjatë muajit të kaluar, kupa me emrin e legjendës së çiklizmit shqiptar- Agim Tafili, do të zhvillohet pikërisht në muajin maj. Më konkretisht, në datat 18-19 të këtij muaji. Federata Shqiptare e Çiklizmit jo më kot ka zgjedhur këto data për ta zhvilluar këtë aktivitet që përkojnë me ditëlindjen e këtij mjeshtri të madh, të ndarë nga jeta pak kohë më parë. Pikërisht më 19 maj, Agim Tafili do festonte 52 vjetorin e lindjes dhe pikërisht për këtë arsye, kolegët, miqtë, drejtuesit e Federatës kanë dashur t'ia festojnë këtë përvjetor të lindjes me një kupë me emrin e tij. Ajo do jetë e përbërë nga dy etapa. Më 18 maj, do jetë etapa e parë Tiranë- Shkodër, ndërsa një ditë më pas etapa e dytë, ajo Shkodër- Pukë- Shkodër.

Vllaznia shpallet kampione në xhudo, për meshkuj dhe femra

0
    Vllaznia në xhudo ka marrë sot edhe dy tituj të tjerë kampion në sportin e xhudos. Kampionati kombëtar i zhvilluar në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit, ka shënuar dominimin e sportistëve shkodranë edhe për këtë vit....

Dy xhudistë të vllaznisë pjesmarrës në Kupën e Europës

0

Shqipëria do të përfaqësohet në Kupën e Europës në xhudo, një nga aktivitetet më të rëndësishme të këtij sporti, me dy sportistë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për xhudistin Ndoc Ndoci dhe Alfons Babanin. I pari do konkurrojë në peshën 81 kilogramë ndërsa I dyti në peshën 90 kilogramë. Ky është vendimi që Federata Shqiptare e Xhudos në bashkëpunim me stafin e ekipeve kombëtare ka marrë për të përzgjedhur këta dy sportistë për pjesmarrjen në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Lajmin e ka bërë të ditur për gazeten online www.shkodrasport.com, trajneri I ekipit kombëtar të xhudos Anton Shkoza sipas të cilit, dy sportistët Ndoci dhe Babani do tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në këtë aktivitet. Kupa e Europës për këtë vit zhvillohet këtë të shtunë në Sarajevë të Bosnjës dhe ka pjesmarrje të gjerë të gjithë sportistëve më të mirë të kontinentit tonë.

Bashkia Shkodër asnjë investim në sport për 2012-

0

Bashkia Shkodër nuk ka planifikuar asnjë lekë për investime në infrastrukturë për vitin 2012. Një gjë e tillë mësohet duke shfletuar buxhetin e këtij viti i cili mori miratimin e këshilltarëve pak ditë më parë. Mosinvestimi në infrastrukturën e sportit do të thotë kushte më të vështira stërvitje për sportistët e këtij qyteti dhe rrjedhimisht edhe rezultate më të dobëta sportive. Nëse kishte shpresa të mëdha për përfundimin e pistës së stadiumit "Loro Boriçi" për shtrimin me beton të tij ngaqë tartani do vinte si dhuratë nga Federata Europiane e Atletikës, tashmë kjo shpresë është shuar përfundimisht. Kishte shpresa për përfundimin e pistës së mbuluar 110 metra e gjatë poshtë tribunës por edhe për të nuk ka shpresë sepse nuk është planifikuar askund për këtë vit. Kishte shpresë se mund të ndërtohej palestra e mundjes për të cilën nuk është se duhen shumë fonde, por edhe ajo është harruar. Kishte shpresë se do bëhej një investim në bazën materiale për sportin më të suksesshëm- peshëngritjen për të blerë boshte të reja por edhe kjo shpresë është shuar.

Klubi shumësportësh Vllaznia drejt shkrirjes. Tashmë vetëm shoqata

0

Klubi shumësportësh Vllaznia pas qershorit të vitit 2012 nuk do të funksionojë më. Ky klub nuk do ketë më administratë dhe ekipet sportive pas kësaj periudhe do funksionojnë vetëm si shoqata ose shoqëri aksionere. Lajmi konfirmohet nga drejtues të Bashkisë Shkodër, madje kjo është e parashikuar edhe në buxhetin dhe prioritetet e këtij institucioni për këtë vit. Pushteti lokal në këtë mënyrë, po kërkon të zbatojë legjislacionin sportiv të vendit tonë që e bën të domosdoshëm shndërrimin e klubeve sportive në njërën nga dy format e mësipërme. Ajo që ndodhi me futbollin, tashmë do pasohet edhe me gjithë sportet e tjera. Por nëse futbolli është kthyer në një industri të madhe që prodhon edhe para, për sportet e tjera ka shumë dilema për funksionimin e tyre.

Federata Shqiptare e Çiklizmit shtyn kupën “Agim Tafili”

0

Ishte planifikuar të zhvillohej sot kupa në nder të ish-kampionit të çiklizmit Agim Tafili, por ajo është shtyrë për një datë tjetër. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka menduar të organizojë një garë në kujtim të kësaj figure të madhe dhe data e menduar fillimisht ishte 15 marsi. Megjithatë ajo tashmë është shtyrë për më vonë teksa mund të zhvillohet muajin e ardhshëm por ndoshta edhe më 19 maj, ditë kur mjeshtri ka edhe ditëlindjen e tij. Gara madje atë ditë mund të shoqërohet edhe me ndonjë ceremoni tjetër që është duke u menduar për t'u organizuar në Shkodër. Në këtë mënyrë, e rëndësishme është që kjo figurë e madhe do të nderohet edhe me një garë me emrin e tij.

Xhovani Shkoza, medalje argjendi në turneun e Podgoricës

0

Pjesmarrja e xhudistëve shkodranë në turneun ndërkombëtar të xhudos "Mladost Open Cup 2012" që është zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi, ka qenë sërish e suksesshme. Spikat mbi të gjithë paraqitja e Xhovan Shkozës që ka bërë figurën më të mirë nga të gjithë sportistët tanë. Ai ka fituar tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finalen e peshës 50 kg duke merituar kështu medaljen e argjendtë të këtij aktiviteti.Një figurë të mirë ka bërë edhe sportisti tjetër i ekipit të "Albania Judo Kodokan" pikërisht Reoland Vasija që ka marrë medaljen e bronztë dhe ka zënë vendin e tretë në peshën deri 30 kg.

Xhudistët shkodran nesër në turneun e Podgoricës

0

Një ekip i xhudos i përbërë nga sportistë shkodranë të Akademisë "Albania Judo Kodokan", do të marrë pjesë nesër në turneun ndërkombëtar të titulluar "Mladost Open Cup 2012" që do zhvillohet në stadiumin "Slobodan Skeroviç" të Podgoricës.Ftesa ekipit shkodran i ka ardhur si çdo vit nga vetë klubi i xhudos Mlladost. Përveç sportistëve tanë, në këtë aktivitet, marrin pjesë edhe shumë vende të tjera të Ballkanit të cilët do të përfaqësohen me grupmoshat duke filluar nga fëmijët e datëlindjes 2004, për të vazhduar me ato të datëlindjeve 2002-03, të datëlindjeve 2000-01 e me rradhë pastaj deri tek 19 vjeçarët. Përfaqësuesit e Akademisë "Albania JUdo Kodokan" në këtë aktivitet do jenë këta xhudista: