Mundësit shkodranë 4 vende të para në kampionatin e moshave

0

Në datat 26 dhe 27 prill është zhvilluar kampionati kombëtar i mundjes për paratërinj dhe shkollorë. Vllaznia ka marrë pjesë në këtë kampionat me një përbërje të plotë sportistësh të drejtuar nga trajneri Nazmi Elezi. Në kampionatin e paratërinjve, ekipi shkodran është përfaqësuar me 10 sportistë dhe pikërisht me: Amir Hebovija 42 kg, Ermal Muliu 54 kg, Dashnor Koka 58 kg, Maldin Camaj 63 kg, Engin Krasniqi 63 kg, Emanuel Deda 69 kg, Adnan Guri 76 kg, Ardis Hebovija 85 kg, Eqerem Shega-85 kg, Elton Fusha 96+ kg.

Franc Ashiku i Vllaznisë, shahisti më i mirë i gjysmëfinaleve

0
Ditët e fundit janë zhvilluar gjysmëfinalet e kampionatit kombëtar individual të shahut. Në këtë tur, ka patur një interesim të madh të shahistëve nga...

Dorad Ulqinaku, tjetër vend i parë për taekondonë shkodrane

0

Ditën e djeshme është zhvilluar një aktivitet mbarëkombëtar për sportin e taekondosë, i emëruar "Kupa e ambasadotir të Koresë". Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të Shqipërisë. Vllaznia është përfaqësuar vetëm me një sportist, pikërisht me Dorad Ulqinakun. Ai ka konkurruar në peshën deri 74 kg dhe ka zënë vendin e parë duke merituar medaljen e artë. Për të arritur deri tek kjo medalje, ai ka fituar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj një sportisti të Elbasanit me rezultatin e thellë 7-1 ndërsa në finale ka mundur një sportist të Studentit me rezultati 3-0.

Festohet 20 vjetori i xhudos me një turne ndërkombëtar

0
Akademia “Albania Xhudo Kodokan” dhe skuadra e Vllaznisë kanë zhvilluar një aktivitet ndërkombëtar për të perkujtuar 20 vjetorin e hapjes se palestres se xhudos....

20 vjet xhudo në Shqipëri, turne ndërkombëtar në Shkodër

0
20 vjetori i krijimit të sportit të xhudos në Shqipëri do të festohet në Shkodër me një aktivitet shumë interesant. Ai do të zhvillohet...

Lurjan Kaçi e Luigj Shkoza të parët në “Turneun e Paqes” në Pejë

0

Ditën e sotme në Pejë të Kosovës është zhvilluar turneu ndërkombëtar i titulluar "Xhudo për Paqe" ku morën pjesë rreth 150 garues nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, Belgjika si dhe të gjithë klubet kosovare. Vendi ynë është përfaqësuar në këtë aktivitet nga Akademia Judo Albania Kodokan me pjesmarrjen e shtatë sportistëve.

Ekipet e Shkodrës në xhudo s’thirren në kampionatin e pionerëve

0
"Lufta" në mes drejtuesve të Federatës Shqiptare të Xhudos dhe atyre të klubit Vllaznia, Akademisë Judo Kodokan Albania e Vau Dejës vazhdon sërish. Pas...

Kujtim Shaba nis punë si inspektor në klubin shumësportësh

0
Ish-administratori i shoqërisë aksionere Vllaznia të futbollit Kujtim Shaba pas largimit nga kjo detyrë kishte mbetur pa punë. Megjithatë ditët e fundit, drejtuesit e...

Bregu: Suksesi në Mbarëkombëtarin, meritë e Nazmi Elezit

0
Jemi mësuar që kur përmendet sporti i mundjes, atë ta personifikojmë me emrin e Dedë Bregut, njeriut që po mundohet ta mbajë gjallë këtë...

Vllaznia në mundje për të rinj e treta në Mbarëkombëtar

0

Dje dhe sot, është zhvilluar në Tiranë Kampionati Mbarëkombëtar në mundjen e lirë ku kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e Shqipërisë si dhe ekipet e Kosovës dhe Maqedonisë. Ekipi i Vllaznisë është përfaqësuar në këtë kampionat me këta mundës: Dashnor Koka në peshën 55 kg, Maldin Camaj në peshën 60 kg, Elsajed Guri në peshën 66 kg, Qamil Bajrami në peshën 74 kg, Adnan Guri në peshën 84 kg, Ardis Hebovia në peshën 84 kg, Kristian Daka dhe Elton Fusha në peshën deri 120 kg. Paraqitja e këtyre sportistëve ka qenë shumë e mirë por ka spikatur Kristian Daka që në peshën e tij, atë deri në 120 kg, ka arritur të zërë vendin e parë dhe të shpallet kampion i kësaj grupmoshe.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI