Kola e Jukni, shkodranët që shkëlqejnë në Durrës

0

Dy volejbollistë shkodran kanë marrë trofeun e tyre të parë në karrierën sportive me të rriturit. Edhe pse të dy kanë shumë vite që bejne sport kanë arritur që të sigurojnë suksesin e tyre të parë. Bëhet fjalë për volejbollistët Renato Kola dhe Endri Jukni. Të dy këta tashmë me ekipin e Teutës pak ditë më parë fituan Kupën e Federatës këtë vit me emrin “Juxhin Guza” në nder të ish-volejbollistit durrsak që humbi jetën tragjikisht me 12 shtator.

Vllaznia për femra humbet 1-3 ndaj Studentit

0

Vllaznia në volejboll për femra ka humbur sot në ndeshjen e tretë të kampionatit, atë që ka luajtur ndaj Studentit në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Ndeshja ka qenë e një niveli të dobët teksa volejbollistet e Studentit kanë fituar setin e parë në shifrat 25-18. Vllaznia arrin të barazojë setet pas fitores në setin e dytë 25-22

Vllaznia renditet e katërta në Kupën e Federatës

0

Mbrëmjen e së premtes ka përfunduar Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit me përcaktimin e ekipit fitues që ishte Teuta e Durrësit, të vendit të dytë që ishte Studenti, të të tretit- Tirana dhe të të katërtit- Vllaznia. Kjo e fundit dje ka diskutuar ndeshjen për vendet 3-4 me ekipin e Tiranës. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga kryeqytetasit me rezultatin 25-19 e po ashtu edhe të dytin në shifrat 25-15. Vllaznia mundohet të korigjojë diçka

Vllaznia fiton ndeshjen e dytë të Kupës me Therandën

0

Skuadra e Vllaznisë ka bërë një paraqitje të mirë në ditën e dytë të Kupës së Federatës, këtë sezon me emrin “Juxhin Guza”, ish-volejbollisti i Teutës që u vra tragjikisht. Shkodranët kanë luajtur takimin e dytë me ekipin kosovar të Therandës, skuadra e Suharekës së dikurshme, me rezultatin 3-0.

Vllaznia e nis me humbje Kupën e Federatës

0

Në qytetin e Durrësit ka nisur Kupa në volejboll për meshkuj “Juxhin Guza” në nder të ish-volejbollistit të Teutës që u vra nga një dorë makabre në 12 shtatorin e këtij viti. Në këtë Kupë merr pjesë edhe Vllaznia e Shkodrës bashkë Me Teutën vendase, Tiranën dhe dy ekipet kosovare Therandën, skuadra e Suharekës së dikurshme dhe Besa e Pejsë. Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e parë pikërisht me bregdetarët e Teutës teksa janë mundur 3-0.

Vllaznia pjesmarrëse në Kupën e Federatës

0

Ekipi i Vllaznisë do të marrë pjesë në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit e cila nis sot në Durrës. Përveç saj, pjesmarrëse janë edhe ekipet e Teutës, Studentit, Tiranës si dhe dy ekipet kosovare të Therandës dhe Besës së Pejës.

Ekipet e lojërave me dorë, probleme me stërvitjen

0

Plotësimi me katër skuadra të rriturish në basketboll dhe volejboll meshkuj e femra ka vështirësuar sëtepërmi punën për ekipet zinxhir. Për skuadrat e të rinjve nuk është lënë më shumë se 30 minuta hapësirë për tu stërvitur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi” si i vetmi mjedis që ofron “Sport Klub Vllaznia”. Në këtë mënyrë ekipet zinxhir të lojërave me dorë si për meshkuj edhe për femra nuk kanë një alternativë tjetër ndaj janë të detyruar të shfrytëzojnë atë 30 minutësh që nuk mjafton për asgjë.

Vllaznia për femra mund Korabin 3-1

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka arrritur të marrë fitoren e parë në kampionat pas plot 16 vjetësh. Ai ka mundur sot paradreke ekipin e Korabit të Peshkopisë me rezultatin 3-1. Ndeshja ka qenë e dominuar tërësisht nga vajzat shkodrane që kanë mbyllur punë shpejt.

Kalaja: Kështu nuk vazhdohet me volejbollin

0

Trajneri i Vllaznisë në volejboll për meshkuj Artan Kalaj është shumë i zhgënjyer nga mënyra si po shkojnë punët me ekipin e tij e për më tepër edhe me volejbollin shqiptar në tërësi. Ai sheh t’i ikën sportistët e tij çdo ditë dhe është i pazot t’i mbajë. Klubi Vllaznia nuk ofron asgjë, trajtimet ushqimore janë shumë të vogla, më të voglat në Shqipëri, po ashtu me një vendim të Këshillit të Ministrave janë hequr edhe udhëtimet e dietat dhe në këtë situatë, volejbolli shkodran vuan.

Vllaznia në volejboll për femra, e nis me humbje

0

Vajzat volejbolliste shkodrane e kanë nisur me humbje kampionatin e ri kombëtar teksa janë mundur në Shkodër 3-0 nga Teuta. Setet kanë dhuruar këto rezultate: 15-15, 14-25 dhe 19-25.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI