Ditmir Rrashketa lë Studentin dhe rikthehet tek Vllaznia

0

Lajme të mira për ekipin e Vllaznisë në volejboll për meshkuj. Me të ditët e fundit në stërvitje është bashkuar edhe volejbollisti shkodran Ditmir Rrashketa. Ky I fundit prej katër sezonesh ka qenë pjesë e Studentit me të cilin është shpallur edhe katër herë rresht kampion I vendit por tashmë duket se ka vendosur të kthehet në qytetin e tij. Kujtojmë që Rrashketa është edhe anëtar I ekipit kombëtar dhe kuptohet që është një përforcim shumë I rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja.

Ndahet nga jeta ish- volejbollisti i Vllaznisë Aleksander Paloka

0

Sporti shkodran sot i ka dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave të shquara të tij në vite, volejbollistit të njohur Aleksander Paloka. Ai paraditen e sotme është përcjellë për në banesën e fundit pikërisht në moshën 69 vjeçare. Sandri do të mbahet mend gjatë nga bashkëkohësit e tij por edhe tifozët e shumtë të këtij sporti, si një volejbollistët më të mirë të viteve '60'-70. Karriera e tij ka nisur herët, i pikasur nga trajneri Tonin Bianku dhe më pas, në vitin 1965 do të kalonte tek ekipi i parë i Vllaznisë. Një vit më vonë, do të kalonte tek Partizani me të cilin luan për dy vite me rradhë teksa kryen edhe shërbimin ushtarak dhe menjëherë pas përfundimit të tij kthehet sërish në Shkodër duke luajtur për skuadrën e qytetit të tij deri në vitin 1976 kur i jep fund karrierës shumëvjeçare.

Vllaznia në volejboll për femra shpejt me një trajner malazez

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka lënë pas një sezon jo shumë pozitiv duke u renditur në vendin e gjashtë në grupin A1 me vetëm 4 fitore të arritura në 14 ndeshje të luajtura. Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një analizë të hollësishme në lidhje me paraqitjen e çdo ekipi në këtë sezon dhe kuptohet që kanë analizuar edhe mundësitë për të përmirësuar situatën në sezonin e ri. Duke u ndalur tek ekipi i volejbollit të femrave, vetë shefi i klubit Vllaznia Mark Kroqi ka bërë të ditur se po shikohet mundësia e marrjes së një trajneri tjetër për këtë ekip.

Rrashketa bashkohet me Vllazninë por… vetëm për stërvitje

0

Një nga volejbollistët më të mirë të Shqipërisë, Ditmir Rrashketa, prej disa ditësh është bashkuar në stërvitje me ekipin e Vllaznisë. Siç dihet ky sportist prej disa vitesh luan me Studentin me të cilin ka fituar shumë tituj kampion, të fundit vetëm para pak javësh dhe ka treguar me lojën e tij se është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi kampion. Prania e tij në stërvitje me ekipin shkodran natyrisht që të lë shpresa se ai mund t'i bashkohet Vllaznisë për sezonin e ri, çka do të ishte një lajm shumë i mirë për trajnerin Artan Kalaja por në fakt nuk do të ndodhë kështu.

Vllaznia humb edhe ndeshjen e dytë me Studentin dhe eliminohet

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj nuk ka arritur të bëjë asgjë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj ekipit të Studentit të cilën e ka humbur dhe është eliminuar përfundimisht nga vazhdimi i mëtejshëm i garës për titullin kampion. Edhe takimi i dytë është mbyllur me fitoren e djemve të Ylli Tomorit me rezultatin 3-0. Ata nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë edhe në Shkodër. Vetëm në setin e parë Vllaznia ka arritur të rivalizojë disi dhe ai është mbyllur 25-22 ndërsa në të dytin avantazhi ka qenë më i thellë 25-13 ndërsa i treti është mbyllur 25-16.

Vllaznia humb gjysmëfinalen e parë ndaj Studentit. Nesër e dyta

0

Pasditen e djeshme është luajtur në Tiranë ndeshja e parë gjysmëfinale e ply off-it të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj në mes Studentit dhe Vllaznisë. Ekipi shkodran ndonëse është munduar mjaft të bëjë diçka më shumë, nuk ia ka arritur ta marrë qoftë edhe një set të vetëm. Skuadra kampione në fuqi- Studenti, i ka fituar të tre setet në shifrat 25-17, 25-19 dhe 25-16 duke fituar krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.

Vllaznia për femra mundet lehtësisht nga Barleti Voley

0

Barleti Volej ka qenë si për shëtitje dje në Shkodër, ndërsa në harkun kohor të një ore e ka përfunduar ndeshjen e saj të radhës, atë të javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, me Vllazninë.Diferencat mes skuadrës së Hasan Gurabardhit dhe shkodraneve janë të mëdha, aq sa dy setet e para kanë ikur pa u ndjerë. 13-25 dhe 9-25 për tiranaset, të cilat janë shumë pranë fitores së tyre.

Vllaznia për meshkuj, fitore e bukur ndaj Teutës

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Teutës me rezultatin 3-1. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit dhe është luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Gjatë të katër seteve të këtij takimi ka patur një rivalitet shumë të fortë në mes dy ekipeve. Ajo është parë qartë sidomos në setin e parë të fituar nga Vllaznia vetëm në shtesë me rezultatin 28 me 26.

Vllaznia e meshkujve mund pastër 3-0 Skënderbeun

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur fitoren e rradhës në kampionat. Ajo ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Skënderbeut të Korçës. Ndeshja është luajtur paraditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vetëm në setin e parë ka patur deri diku rivalitet, set ky që do të mbyllej me rezultatin 25-22 për vendasit. Në të dytin, epërsia e volejbollistëve shkodranë do të vinte duke u rritur dhe ai do të mbyllej në shifrat 25-15.

Vllaznia për meshkuj mundet 1-3 në Durrës nga Teuta

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka humbur pasditen e sotme ndaj Teutës në ndeshjen e rradhës për kampionat. Në fund të takimit të luajtur në Durrës është fiksuar rezultati 3-1 për vendasit. Pavërësisht kësaj mësohet se ka qenë një ndeshje me shumë rivalitet. Ashtu si në ndeshjen e Kupës së Flamurit me Tiranën, edhe këtë herë ka qenë skuadra shkodrane që ka fituar setin e parë në shifrat 25-20. Por vetëm kaq.