Kastrioti nuk mundi të dilte me pikë në duelin e mbijetesës kundër Egnatias, sfidë e cila u mbyll me shifrat 2-1 për rrogozhinasit.

Krutanët nuk shfrytëzuan siç duhet rastet e krijuara, ndërsa shton se ekipi i tij nuk ishte në ditën me të mirë të tij.

“Ishte një ndeshje e interpretuar gabim në pjesën e parë, lojtarët u sollën ndryshe. Duhej të bënim më shumë kur kishim topin, sidomos në mesfushë dhe duhej të ishim më agresivë dhe të gjitha ndikuan të lodhja e skuadrës dhe kundërshtari gjeti hapësira. Në pjesën e dytë ishim ndryshe. Kundërshtari u fik kur barazuam dhe duhej t’i kishim shfrytëzuar ato minuta, por nuk ishim në ditën më të mirë.

Nervat janë gjëra të cilat futbollistët duhet t’i menaxhojnë vetë. Si lojë pas golit të Egnatias vetëm atëherë reaguam, ndeshja me Tiranën nuk ka lidhje dhe nuk kishim eufori. Do të doja të kishim entuziazëm se ajo na mungoi. Nëse e vini re në pjesën e parë nuk patëm qarkullim, por nuk ishim dinamikë dhe jo agresivë. Penalltia ishte gabim individual, nuk kam çfarë t’i bëj mbrojtësit. Kam bërë analizë me mbrojtësit për penalltinë”, u shpreh Çela.