Futbolli nuk ka lidhje me politikën dhe ashtu duhet të jetë, pasi në momentin që politika fut hundët në sporti më popullor të botës, atëherë nisin dhe problemet.

Në Shqipëri jemi të vetëdijshëm të tij realiteti, pasi problematikët më të mëdhenj të këtij sistemi janë deputetët dhe njerëzit me pozitë.

Çakmakët, sharjet dhe shishet janë të lejuara vetëm për ta, nejse, histori e vjetër dhe plagë e hapur sa një oqean kjo.

Këtë herë politika ka ndikuar drejtpërdrejtë në historinë e ekipit të Izraelit, Beitar Jerusalem.

Skuadra izraelite ka lajmëruar se nga dita e sotme do të quhet Beitar “Trump” Jerusalem.

Një lajm të tillë e kanë publikuar me anë të një postimi në twitter. Arsyeja është shumë e veçantë, pasi  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Me këtë vendim SHBA-të do të inaugurojnë ambasadën e tyre në Jeruzalem sot.

Një veprim i tillë nuk mund të kalohet kaq lehtë dhe në shenjë nderimi, klubi më i madh i qytetit, Beitari, do të ndryshojë emër duke shtuar edhe emrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Skuadra izraeliti ka një histori të madhe, pasi ka fituar 6 tituj në Izrael dhe merr pjesë rregullisht në Kupat e Evropës, çmenduri apo jo?

Sigurisht. Ishim mësuar me “problematikët” rusë që maksimumi vinin emrat e baballarëve, rasti i ekipit të shqiptarëve Balaj, Roshit dhe Berishës që e ndryshuan në Akhmat Grozny, por të vendosësh emrin e Trump, ju qofshi, burra! Zoti i futbollit dhe mund t’iu mallkojë tani. /EDS

70 שנה המתינה ירושלים להכרה בינלאומית, עד שהנשיא דונלד טראמפ החליט לעשות מעשה והכיר בה כבירת הנצח של עם

ישראל.בית”ר ירושלים, מהמותגים הירושלמים הבולטים ביותר, החליט לגמול לנשיא על אהבתו, ומעתה תיקרא קבוצת המנורה “בית”ר ‘טראמפ’ ירושלים”.

לפרטים המלאים: https://t.co/F03lrPfsmO pic.twitter.com/pngl3dPUwi

— Beitar Jerusalem FC (@fcbeitar) May 13, 2018