HomeKRYESOREConte i hekurt, largon nga skuadra dy yjet e Interit: Ata nuk...

Conte i hekurt, largon nga skuadra dy yjet e Interit: Ata nuk më duhen!

Conte ka përsëritur se Icardi dhe Nainggolan i kanë ditët e numëruara te Interi.

Sulmuesi Mauro Icardi si dhe mesfushori, Radja Nainggolan, nuk bëjnë pjesë në planet e Interit të ri.

Këtë e ka përsëritur sërish trajneri italian.

“Situata me Icardin është e qartë, ashtu siç është me klubin. Ai nuk është pjesë e projektit të Interit. Klubi gjithashtu ka qenë i qartë edhe me Nainggolanin. Ai është gjithashtu jashtë projektit tonë”, tha Conte.

Icardi raportohet se mund të transferohet te Juventusi, kurse Nainggolan ende nuk dihet se ku do të përfundojë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments