Conte ka përsëritur se Icardi dhe Nainggolan i kanë ditët e numëruara te Interi.

Sulmuesi Mauro Icardi si dhe mesfushori, Radja Nainggolan, nuk bëjnë pjesë në planet e Interit të ri.

Këtë e ka përsëritur sërish trajneri italian.

“Situata me Icardin është e qartë, ashtu siç është me klubin. Ai nuk është pjesë e projektit të Interit. Klubi gjithashtu ka qenë i qartë edhe me Nainggolanin. Ai është gjithashtu jashtë projektit tonë”, tha Conte.

Icardi raportohet se mund të transferohet te Juventusi, kurse Nainggolan ende nuk dihet se ku do të përfundojë.