Nuk ka fund lufta mes Jose Mourinho dhe Antonio Conte. Rreth nj muaj më parë, “Le Iene”, emision italian, kanë shkuar në Mançester dhe kanë bërë portugezin (pa dijen e tij) të firmoste një fanellë të United me emrin e Antonio Conte.

Ka qenë një “dinakëri” që portugezi, gjithsesi, e ka pranuar me një buzëqeshje. Ndryshe kanë shkuar gjërat kur e njëjta fanellë i është dorëzuar nga “Le Iene”, Antonio Conte-s, gjatë një konferencë për shtyp.

Reagimi i trajnerit të “Bluve” ka qenë i ftohtë dhe ai nuk e ka fhshur bezdisjen e tij, duke refuzuar ta marrë fanellën në fund: “Mund ta rimarrësh, mbaje ti”.