E shtuna erdhi. Starti i kampionatit te ri kombetar per Vllaznine mberriti. Shume dashamirsa dhe tifoza te zjarrte presin me padurim te shohin Vllaznine ne fushen e blerte.

Ndeshja e pare e sezonit eshte ajo ndaj debutusve te Erzenit te Shijakut. Sigurisht, besoj shume qe Vllaznia do jete pretendentja kryesore per titull pasi ekipi ka cilesi duke pare dhe investimin serioz te presidentit Xhaferi.

Ne ndeshjet e europes skuadra zhgenjeu por gjithsesi pritshmerit jane te medha. Skuadra eshte ne ekuilibrat e duhura pasi eshte ruajtur grupi i lojtareve dhe largimet e Da Silvës dhe Krymit nuk kane lene boshllëk në skuadër. E nevojshme eshte qe skuadra te qendroje larg euforise e te jete kompakte gjate sezonit.

Vllaznia ka nje arme te forte brenda siç eshte trajneri Josa, qe mendoj se eshte trajneri ekspert per te menaxhu emocionet e lojtareve. Fitimi dy here rradhazi i Kupes se Republikes besoj se i ka dhene votbesimin e duhur djemve te skuadres qe tashme te synojne trofeun që Shkodra ëndërron. Ndeshja ndaj Erzenit nuk duhet te merret lehte duke pare se jane debutues.

Shijakasit do hyne me nje fytyre te re e te motivuar. Ekipet e dobeta ne leter jane ato ekipe qe te hapin me shume pune dhe eshte e veshtire t’i mundësh. Vllaznia duhet te beje detyren e saj, te fitoje ndeshjen e te kthehet ne Shkoder me 3 pike.

Andi GJURGJEJ