Vllaznia ka larguar nga radhët e saj një tjetër lojtarë premtues si Eraldo Deda. Talenti shkodran i është bashkuar aventurës së re me ekipin e Orikut në Kategorinë e Parë.

I grumbulluar me ekipin e Vllaznisë në të shumtën e rasteve, Deda nuk arriti të tregonte vlerat e tij në fushën e blertë.

Në aventurën e tij të re ka mundësi për të shfaqur vlerat e tij dhe pse jo të ketë një rikthim në Shkodër.

Deda një lojtar që ka spikatur me moshat e ekipi të Vllaznisë, por nuk ka arritur në asnjë moment të zërë vend në rradhët ekipit të parë. Vetëm 20 vjeç dhe me një të ardhme të mirë, Eraldo do të jetë pjesë e Orikut për 1 vit./newsport/