Partizani udëhton në Kukës për të sfiduar skuadrën e Rrahman Hallaçit. Ky takim do të luhet ditën e nesërme në orën 13:00 dhe është i vlefshëm për javën e 23-të të Abissnet Superiore.

Një takim shumë i rëndësishëm për demat që kërkojnë 3 pikët në një nga transfertat më të vështira. Siç duket kjo përballjet është kthyer në një “malore” për të kuqtë.

Sikur të mos mjaftonin mungesat për shkak pezullimesh apo dëmtimesh, por tashmë një tjetër lojtarë ka braktisur skuadrën përpara këtij dueli.

Victor da Silva nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e ditës së djeshme. Sipas shtypit të shkruar bëjnë me dije se braziliani ëhstë larguar jashtë vendit për shkak të një problemi personal. Sulmuesi do të jetë mungesë e sigurtë për këtë takim.

Kujtojmë se për përballjen me verilindorët Giovanni Colella do të vuajë edhe mungesat e Andi Hadrojt dhe Eljon Sotës për shkaqe kartonës, ndërsa Paulo Buxhelaj, Sabit Bilali dhe Fabian Shahaj janë të dëmtuar.