Prej disa muajsh i eshte bashkuar ekipit te trajnereve te Akademise se “Atletik Klub Shkodra” dhe ndjehet i lumtur per zgjedhjen qe ka bere. E kemi fjalen per trajnerin Erjon Mani, te cilit i eshte besuar drejtimi i ekipit U17 te krijuar kete sezon dhe qe merr pjese ne Ligen Amatore ne Zonen e Shkodres.

Mani eshte nje djale i ri i cili e ka shume pasion futbollin (jo me kot vazhdon edhe te luaje serish me ekipin e Basanias ne kategorine e trete). E ka nisur ate si çdo i ri tjeter dhe ka luajtur rregullisht deri ne moshen 16 vjeç eshte detyruar ta braktis pasionin e tij te madh pas nje demtimi te rende qe pesoi.

Megjithate nuk ka hequr dore asnjehere nga futbolli, ndonese i eshte dashur te beje edhe pune te tjera per te ndihmuar familjen. Kur ishte 24 vjeç vendos te nis pune si trajner moshash dhe nje vit me vone eshte paisur edhe me licensen “UEFA B”.

Ne moshen 27 vjeçare nga pasioni per futbollin rikthehet serish ne fushe dhe luan nje sezon me Aden, ndersa se fundi eshte bashkuar me Basanian qe merr pjese ne kategorine e trete te futbollit shqiptar. Njekohesisht ben edhe detyren e trajnerit te moshave tek “Atletik Klub Shkodra”. Per te mesuar diçka me shume rreth tij, gazeta “Shkodra Sport” ka zhvilluar nje interviste me Erjon Manin, te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Erjon, pse i jeni bashkuar projektit te “Atletik Klub Shkodra”?

Sepse me ka bindur projekti dhe serioziteti qe ka kjo Akademi dhe prandaj une dua te shpreh mirenjohjen time per profesor Elis Legaten, presidentin Elton Bungaja dhe gjithe stafin e mrekullueshem te familjes “Atletik” qe me ka mirepritur ne rradhet e tij.

– Çfare synoni ne karrieren tuaj si trajner? I keni vene vetes nje objektiv?

T’i marrim gjerat me rralle, kam filluar nga moshat e vogla dhe tani kam arritur ne kete nivel ku kam shume nevoj te fitoj eksperiencen e duhur dhe shpresoj qe me kalimin e viteve pse jo te kete nje ngritje ne karrieren time si trajner.


– Atletik U17 sapo eshte krijuar. Cfare objektivash keni?

Eshte e vertete qe eshte krijuar kete sezon. Objektivi jone kryesor eshte qe te formojme sportiste me nivel, edukate dhe kulture sportive. Ky eshte synimi i gjithe akademise dhe kjo me ka terheq qe te jem pjese e saj.

– Çfare ka te vecante Atletik?

Komunikimin trajner- sportist – familjare. Organizimin perfekt te seancave stervitore me trajnere shume te mire. Filozofi shume te mire sportive, me pak fjale “gjithçka” qe i duhet nje Akademie per te patur sukses.

– Dhe e shihni veten gjate tek kjo Akademi?

“Atletik” eshte nje akademi korrekte, stabel dhe vitet flasin vete. Me projektet qe shfaqen çdo mbledhje jam shume optimist dhe shpresoj qe te jem pjese e saj per nje kohe te gjate. Edhe njehere filozofia e kesaj Akademie mund te beej per vehte çdo traijner te ri qe te jete pjese e saj. Dhe jam shume i lumtur qe mua mu dha kjo mundesi.

– Çfare perberje ka ekipi U17 qe ju drejtoni? Ka elemente cilesore?

Jemi ne rrugen e duhur, edhe njehere po flas per filozofin e “Atletik”, synojme grupin dhe kur punon ne grup patjeter qe ka edhe elemente cilesore. Ky eshte viti i pare dhe jemi ne rrugen e duhur.


– Faleminderit per intervisten dhe suksese ne punen tuaj…

Faleminderit juve.
Intervistoi: Gjergj KOLA