Dy ditët e fundit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” është bër një ndërhyrje nga punonjësit e terreneve sportive. Gjendja e tij ka qenë aspak e mirë dhe e ka patur të domosdoshme një gjë të tillë.

Ata kanë korrur tërësisht barin ekzistues dhe pastaj kanë bërë mbjelljen e barit të ri. Ky është një proces që po bëhet çdo vit sepse tapeti i këtij stadiumi ka patur probleme që në momentin e parë kur është shtruar.

Sipas specialistëve, kjo fushë do të jetë gati për të pritur ndeshje vetëm pas një muaji. Në këtë mënyrë, i bie që Vllaznia të kthehet të luajë aty në fund të muajit tetor.

Problemi është që pikësëpari të luhet ndeshja e “Uefa Youth League” në mes Vllaznia U19 dhe FC Astana më 24 tetor.

Kujtojmë këtu që në nëntor në këtë stadium do të luhet edhe ndeshje në mes ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Skocisë, e vlefshme për “Ligën e Kombeve”.
© shkodrasport.com