Vllaznia eshte mundur me rezultatin 2-1 diten e djeshme nga Partizani dhe ndonese vazhdon te mbaje serish vendin e katert ne renditje, megjithate gara per nje vend ne Kupat e Europes behet gjithnje e me e veshtire per te.

Rezart Dabulla ka komentuar garën për titull kampion në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Ish-futbollisti i Tiranës është shprehur se dy ndeshjet e mbetura të Partizanit janë të lehta në letër për “demat e kuq“. Sipas tij, edhe sfida e sotme kundër Vllaznisë ishte tepër e lehtë për ekipin e Kolelës.

“Partizani e ka autostradë. E ka pasur autostradë dje me Vllazninë, me atë ndeshje që pashë unë. Do ta ketë edhe në këto dy ndeshje të tjera. Pjesën e parë pashë një Vllazni të shkatërruar“, ka thënë Rezart Dabulla.

Ne fakt Dabulla ka te drejte deri diku sepse 45 minuteshi i pare ka qene vertete per t’u harruar per ekipin shkodran dhe dy golat e pesuar gjate saj, nuk arriti dot t’i rikuperoje ne te dyten.