Opinion nga Blerti Delija*

Vllaznia sot nuk eshte ne diten e saj me te mire. Kete nuk ka nevoje ta kosntatoje asnje person nga jashte Shkodre, pasi vetem 17 pike dhe distance 15 pike nga kreu i renditjes di ti lexoje cdokush. Selicili ka nje version per ecurine e deritanishme dhe se si mund te permiresohet situata. Tashme pjese e diskutimeve jane bere qe te gjithe, specialiste apo jo te futbollit. Çdo individ jep nga nje recete duke e njohur ose jo situaten realisht. Kjo ndodh pasi Vllaznia eshte e te gjitheve, e atyre qe jetojne por edhe e atyre qe e ndjekin nga jashte Shkodres.

Si cdo ekip tjeter nga kreu i tabeles deri ne fund te saj, edhe Vllaznia ka problemet e veta. Natyrisht ka edhe dialog, opinione por edhe debat. Aty ku punohet realisht dhe punohet ne grup, debatet jane normale. Specialistet japin mendimet e tyre ne mediume ndersa tifozet kalojne ore te tera ne kafene duke diskutuar per Vllaznine. Deri ketu gjithcka eshte normale per nje ekip qe hapesirat e komunikimit publik nuk kane munguar. Mediat lokale dhe qendrore sigurisht qe do te merren me Vllaznine, klubin 93-vjecar dhe aktualisht me te suksesshmin ne arenen nderkombetare.

Vllaznia ka probleme, por pjesen me te rendesishme, ate financiare e ka te garantuar si asnje ekip tjeter shqiptar. Besoj se ne kete pike, te gjithe biem dakort, brenda dhe jashte Shkodre. Futbollistet, jane elementi kryesor qe sjell rezultatin, sigurisht nen drejtimin e nje trajneri-timonier. Ne prapavije eshte stafi drejtues-administrativ, i cili per hir te realitetit duhet pranuar se ka plotesuar cdo eksigjence te stafit teknik.

Problemet me te cilat u perball ekipi qe ne nisje te sezonit, jane te njohura dhe nuk ka nevoje ti rikthehemi. Ajo cfare eshte arritur deri tani, eshte maksimalja e mundshme qe mund te merrej, pavaresisht se te gjithe ne aspironim dhe prisnim me shume. Merkatoja e dimrit solli dy largime te rendesishme si Sukaj dhe Vajushi por edhe 4 blerje te rendesihme si Moreno, Jablan, Vuk e Bernovic. Te gjithe e dine se merkatoja e dimrit nuk te jep shume mundesi dhe u tentua te merren elemente te gatshem dhe me pervoje, por qe gjithsesi duhet nje fare kohe te integrohen ne ekip. Sa per largimet, mund te thuhet se ishin te pashmangshme. Vajushi kishtr nje klauzole ne kontraten e nenshkruar jo me KF Vllaznia sh.a. dhe mund te largohej. Edhe Sukaj, pavaresisht problemeve qe u krijuan pas ndezhjes mr Skenderbeun, kishte nje klauzole te njejte me Vajushin. U tentua me te gjitha menyrat qe te vinin ne Shkoder treshja Lika- Bala- Dushku, iu plotesuan te gjitha kerkesat, edhe financiare, por ata u terhoqen ne minuten e fundit.

Vllaznia ka kete brume qe ka, te cilin u mundua ta permiresoje ne merkaton e dimrit. Sa ia ka arritur, te gjithe duhet te kemi durim te presim fundin e sezonit per te bere konstatimet. Ajo qe kemi te gjithe detyrim, eshte te japim ndihmesen tone ne krijimin e nje situate e qete, pa ngarkesa negative te panevojshme. Asnje realitet, askund ne bote, nuk mund te jete absolutisht i bardhe ose absolutisht i zi, siç e shohin prej javesh disa individe, kryesisht jashte Shkodre.

Askush, e perseris askush nuk eshte i kenaqur me pozicionin aktual te Vllaznise. Megjithate, askush nuk mund te thotr se Vllaznia e stafi i saj jane dorezuar. Futbolli ofron tre rezultate: humbje, barazim dhe fitore. Vllaznia eshtene gare te plote per Kupen, ndersa nuk eshte shume larg vendit e trete apo te katert. Te gjithe presim piken e shumepritur te ktheses, por asnjeri nga ne nuk duhet te jape kontribut qe kjo kthese te vonoje apo te mos kryhet. Kjo nuk i sherben askujt, te pakten atyre qe e kane Vllaznine per zemer.

Si ka mundesi qe vetem Vllaznia amplifikohet ne media vetem per probleme? Pse nuk flitet per anen financiare, organizative thuajse shembullore? Pse nuk flitet per krijimin e kushteve maksimale per stervitjen e ekipit edhe ne keto dite? Pse çdo debat brenda ekipit paraqitet si nje konflikt i rradhes? Pse kerkohet qe ekipi dhe stafi te mbahet nen nje trysni te vazhdueshme negative? A eshte rastesi, dashakeqesi apo strategji e nje apo disa individeve per ti sherbyer ekipeve te tjera tashme ne prag renie nga kategoria?

Pas 93 viteve jete, Vllaznia eshte ketu fale kontributit te mijera individeve dhe grupimeve dashamirese. Te gjithe meritojne respekt e mirenjohje edhe kur kritikojne. Por keto nuk vlejne kur gjithcka nis nga interesa individuale apo te grupeve te interesuara qe nuk i duan te miren Vllaznise. Çdokush qe punon edhe gabon. Por kjo nuk justifikon kur gabohet, me shume se nje here dhe me dashje. Si gjithmone, kembanat bien per ata qe kane veshe! Por qe i funksionojne dhe kane deshire ti degjojne!

*Gazetar