HomeKRYESOREDe Ligt: Nuk kam fjalë, i’a falëm fitoren me duart tona Lajpcigut

De Ligt: Nuk kam fjalë, i’a falëm fitoren me duart tona Lajpcigut

Matajs de Ligt është dalluar nga të paktit lojtarë në grupin e Bajernit si ai që ka ruajtur një linjë konstante, ndonëse skuadra e tij vazhdon të notojë në ujëra të turbullta, aty ku pas eliminimit në Kupë dhe Champions, kampionati është trofeu i radhës që po i rrëshqet nga duart.

“Nuk kam fjalë për t’i përshkruar idetë tona në pjesën finale krahas Lajpcigut.

Marrëdhënia me topin nuk ishte pozitive. Miqtë nuk është se kishin raste të shumta, derisa ne i dhuruam barazimin.

Më pas gabimet në mbulimin e sulmeve të shpejta filluan të shpeshtoheshin derisa erdhën edhe dy konkretizimet e tjera”, tha i pezmatuar Matajs në zonën mikse të intervistave.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments